19 Prill 2024

Qeveria miraton projektligjin për Bankën Qendrore

Prishtinë, 12 mars - Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi projektligjin për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.

Ministri i ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala tha se ky projektligj do të ndikojë në forcimin e mëtejshëm të rolit dhe përgjegjësisë së Bankës Qendrore, në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të sektorit financiar, në kontributin e rritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve vendore dhe në mbështetjen e politikave të përgjithshme ekonomike të qeverisë së Kosovës.

Ministri i ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala tha se projektligji i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës është projektligj modern, dhe përmban të gjitha elementet e nevojshme të legjislacionit, në përputhje me traktatin e Komisionit Evropian, si dhe statutin e sistemit evropian të Bankave Qendrore.

“Ky draftligj për BQK-në do të ndikojë në forcimin e mëtejshëm të rolit dhe përgjegjësisë së Bankës Qendrore, në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të sektorit financiar, në kontributin e rritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve vendore dhe në mbështetjen e politikave të përgjithshme ekonomike të qeverisë së Kosovës”, tha Shala.

Sipas ministrit Shala, ky projektligj mundëson krijimin e bazës ligjore edhe për nxjerrjen e ligjeve tjera nga lëmi i financave, respektivisht sistemi financiar, me të cilin do të kompletohet korniza ligjore për ndërtimin dhe zhvillimin e sistemit bankar dhe atij të sigurimeve.

Ndërkohë, ai paralajmëroi se gjatë këtij viti qeveria do të angazhojë institucione të rëndësishme ndërkombëtare për matjen e rejtingut të Kosovës, si dhe do të fillojë emetimin e bonove të thesarit.

Me projektligjin e BQK-së përcaktohet edhe mënyra e përcaktimit të bordit të drejtorëve, të bordit ekzekutiv, mënyra e dhënies apo revokimit të licencave për bankat, si dhe metodat e intervenimit në raste emergjente kur ndonjë bankë komerciale mund të ketë vështirësi. Ky projektligj pas miratimit nga qeveria do t’i dërgohet parlamentit për miratim.

Ndryshe, qeveria ka miratuar edhe ligjin mbi huan, kurse sivjet do të procedojë edhe ligjin mbi bankat komerciale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)