16 Prill 2024

Qeveria miratoi Projektligjin për për Sigurimin e Depozitave

Prishtinë, 18 maj - Nën drejtimin e kryeministri Hashim Thaçi , Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 125-të të rregullt, në të cilën ka miratuar projektligjet për Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave për Institucionet Financiare në Kosovë; për Prokurorin e Shtetit; dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Qeveria ka miratuar edhe një varg vendimesh nga fushë veprimtaria e saj dhe kompetencat kushtetuese

Në Hapje te mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar prezantimin e progresit në zhvillimin  proceseve në Kosovë, në Këshillin  e Sigurimit, nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme, Skender Hyseni. Raporti ka konstatuar progresin e gjithanshëm të arritjeve në Kosovë, dhe për këtë kryeministri Thaçi ka shpreh falënderimin për të gjithë ata që kanë mbështet këtë progres në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit.

Kryeministri Thaçi ka vlerësuar javën e kaluar si javë të vendimeve të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke përmendur koncesionimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, si dhe zhvillimet në procesin e privatizimit dhe përfshirjes së kapitalit privat në sektorët e ndryshëm të PTK-së dhe KEK-ut. 

Qeveria ka miratuar Projektligjin për Themelimin e Sistemit për Sigurimin e Depozitave  për Institucionet Financiare në Kosovë. Ky projektligj rregullon sigurimin e depozitave të personave fizik dhe juridik, themelimin, qeverisjen, autoritetin e Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë, si dhe mbikëqyrjen e likuidimit të Institucioneve Financiare, që pranojnë depozita. Projektligji zbatohet për të gjitha institucionet financiare, që pranojnë depozita dhe të cilave u kërkohet të kenë sigurim të depozitave.

Në vazhdim, Qeveria ka miratuar Projektligjin për Prokurorin e Shtetit. Me këtë projektligj rregullohet organizimi, funksionimi, juridiksioni dhe detyrat e Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës. Prokuroritë, funksionin e tyre e ushtrojnë në mënyrë efikase dhe efektive, në pajtim me Kushtetutën, ligjin në fuqi dhe parimet e njohura ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili është miratuar në mbledhjen e sotme nga ana e Qeverisë së Kosovës, rregullon funksionet e Këshillit Prokurorial të Republikës së Kosovës si institucion i pavarur, përgjegjës për udhëheqjen e pushtetit prokurorial, duke përfshirë procedurën e rekrutimit, propozimit për emërim, riemërim dhe shkarkimit të prokurorëve, transferimit dhe disiplinimit. Këshilli është i institucion plotësisht i pavarur në kryerjen e funksioneve të tij me qëllim të sigurimit të një sistemi unik, të pavarur, profesional dhe të paanshëm të prokurorisë, që pasqyron natyrën shumë etnike të Republikës së Kosovës si dhe parimet e barazisë gjinore të njohura ndërkombëtarisht.

Sipas Planit Zhvillimor për Universitetin e Prizrenit, me kërkesë të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, është aprovuar plani për shpenzimin e mjeteve nga buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2010 neni 10, pika 2.1.

Duke u bazuar  në nenin 31 të Ligjit për Azil nr. 03/L-066, sipas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme,  është themeluar Komisioni Kombëtar për refugjatë. Komisioni Kombëtar për Refugjatë do të përbëhet nga 11 anëtarë, juristë me pesë vite përvojë pune.

Qeveria ka aprovuar listën e anëtarëve të bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Me propozimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Qeveria ka aprovuar reformën institucionale për administrimin e trashëgimisë kulturore, konform Ligjit për trashëgimin kulturore dhe rekomandimeve të Raportit të Progresit. Qeveria gjithashtu ka aprovuar edhe vendimin për themelimin e Zyrës për mbrojtjen e të drejtave të autorit.

Ministri i Ekonomisë dhe Fianavcave ka informuar kabinetin qeveritar me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Sipas ministrit Ahmet Shala, Kosova është në prag të anëtarësimit në këtë bankë dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Kosovës i duhet të sigurojë edhe një votë për të qenë pjesë e këtij mekanizmi të rëndësishëm financiar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)