29 Mars 2024

Qeveria gjermane kërkon një fondi të përbashkët për bankat

Berlin, 26 gusht - Propozimi i qeverisë gjermane për krijimin e një fondi të përbashkët ku bankat do të paguanin para për shpëtimin e tyre në rast krizash, ka shkaktuar debate të shumta.

Shoqata e bankave gjermane ka kërkuar që në këtë fond të paguajnë para jo vetëm bankat, por edhe sigurimet dhe fondet që kanë përfituar nga paketa e qeverisë për shpëtimin.

Kabineti qeveritar ka miratuar dje projektligjin sipas së cilit bankat çdo vit duhet të paguajnë në një fond të përbashkët një pjesë të fitimeve.

Parashikohet që brenda një viti në këtë fond të paguhen rreth 1,2 miliardë euro, të cilat do të përdoreshin për ndihmën e institucioneve financiare në rast krizash.

Opozita është e mendimit se këto para nuk mjaftojnë aspak dhe se në rast krizash sërish do të ngarkohen taksapaguesit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)