20 Prill 2024

Qeveria fillon përgatitjet për regjistrimin e popullsisë

Prishtinë, 3 shtator - Komitetit Drejtues i Fondit të Mirëbesimit shume-donatoresh shënoi një hap të rëndësishëm përpara në përgatitjet e Kosovës për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, i paraparë për prill të vitit 2011.

Ministrja e Administratës Publike, (MAP), ka vlerësuar se regjistrimin e popullsisë si një projekt nacional për Kosovën  me rëndësi shumëdimensionale. Ajo ka theksuar përkushtimin e Qeverisë  që të realizojë me sukses projektin e Regjistrimit, sipas standardeve evropian, me rezultate të pranueshme dhe të besueshme , si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtarë.

“ Qeveria e Kosovës , MAP-i dhe Enti  i Statistikave të Kosovës janë të angazhuara plotësisht dhe kanë shënuar progres esencial në të gjitha planet, përfshirë planin legjislativ, profesional dhe financiar” ka thënë Tahiri.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala, duke e  vlerësuar regjistrimin e popullsisë pas 30 vitesh në Kosovë si moment të rëndësishëm për vendin, ka theksuar se Qeveria bashkë me faktorët relevantë është e mobilizuar në të gjitha aspektet, përfshirë edhe aspektin financiar për të përmbyllur këtë proces tepër të rëndësishëm edhe për ekonominë e Kosovës.

“Të dhënat e sakta statistikore të popullsisë dhe ekonomive familjare, janë bazë fundamentale dhe shumë e rëndësishme për projektet afatgjata, qofshin te zhvillimit ekonomik, qofshin të projeksioneve tjera buxhetore dhe të hyrave”, tha Shala.


Kreu i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, (KE), Renzo Daviddi ka shprehur kënaqësinë e tij për praninë në takimin e Komitetit Drejtues të Fondit të Mirëbesimit, i cili bazohet në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar mes MAP, MEF dhe KE, ne muajin qershor të këtij viti. “Ky komitet drejtues mundëson një implementim transparent dhe efikas të Projektit të Regjistrimit të popullsisë , ekonomive familjare dhe banesave, në vitin 2011 duke grumbulluar bashkë fondet e Qeverisë dhe donatorëve”.

 “ Të dhënat statistikore nuk janë kyçe vetëm për planifikimin nacional të politikave ekonomike dhe sociale. Të dhëna të krahasueshme, të sakta, relevante dhe në  kohë janë mjete kyçe për vendet që kanë ambicie për të qenë vende kandidate”  ka thënë kreu i KE-së duke theksuar se Regjistrimi 2011 është  ngjarje e veçantë edhe për arsyen se do të ketë regjistrim në gjithë Evropën  dhe në botë, dhe vendet e Evropës Juglindore do të jenë të përfshira në këtë proces.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)