19 Prill 2024

Qeveria e Shqipërisë rrit pagesën e papunësisë

Tiranë, 20 gusht - Qeveria shqiptare vendosi të rrisi me 3.5 për qind nivelin bazë të të ardhurave nga papunësia.

Sipas vendimit të marrë të mërkurën në mbledhjen e qeverisë, të papunët do të përfitojnë që nga 1 gushti i këtij viti 81OO lekë ose rreth 60 euro në muaj pagesë papunësie.

Njoftimi i qeverisë nuk bëntë të ditur se sa persona do të përfitojnë nga kjo rritje, por vleresonte se kjo e ardhur siguron një nivel jetese minimale në kuadrin e indeksimit të çmimeve.

Opozita nga ana e saj konsideron këtë hap si një lëmoshe të qeverisë Berisha.

Gazeta e sotme “Zëri i Popullit” në një koment të saj e cilësonte tallje me shtresat në nevojë, mashtrim për hapjen e 160 mijë vendeve të reja të punës.

Zyrtarisht papunësia në Shqipëri njoftohet se shkon 14 për qind, por opozita dhe disa organizata të pavarura qeveritare thonë se kjo shifër është më lartë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)