11 Gusht 2022

Qeveria e Kosovës dhe Hungarisë thellojnë bashkëpunimin

Budapest, 14 prill - Qeveria e Kosovës dhe Qeveria Hungareze u dakorduan për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në çështjet sociale, të edukimit, shëndetësisë dhe  punësimit. Mirëpo, fokusi kryesor i bisedimeve ishin çështjet komunitetit romë në përgjithësi, jo vetëm në Kosovë dhe Hungari, por në gjithë Evropën.

Në vazhdën e angazhimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për stabilizimin dhe krijimin e kushteve dhe mundësive adekuate, për një jetë sa më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës,  është edhe iniciativa për procesin e aplikimit për antarësim të Kosovës në Dekadën Rome 2005-2015.

Dekada shërben si një forum për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe futjen e nismave të reja. Kjo iniciativë fillimisht e nisur nga Qeveria Hungareze në vitin 2003, synon të rrisë përpjekjet e qeverive të vendeve antare për stabilizimin dhe integrimin e komunitetit romë.

Gjatë një vizite tre ditore në Budapest të Hungarisë, një delegacion qeveritar i kryesuar nga ministri për Komuntiete dhe Kthim, Sasa Rasic, në përbërje të të cilit janë edhe këshilltari i lartë i Kryeministrit dhe njëherit edhe drejtor i Zyrës për Cështje të Komuntieteve, Srdjan Sentic, dhe drejtori i Zyrës për Qeverisjë të Mirë, Habit Hajredini, u takuan me ministrin e Mirëqenies Sociale të Qeverisë së Hungarisë, z. La’szlo’ Herczog,  dhe me përfaqësues të Institutit për Shoqëri të Hapur në Hungari dhe udhëheqës të Sekretariatit Koordinues të Dekadës Rome.

Gjatë takimeve u diskutuan cështje të ndryshme për stabilizimin e komunitetit romë, si dhe procesi i antarësimit dhe përkrahja nga partnerët për antarësim të Kosovës në Dekadën Rome. Ministri Herczog vlerësoi lartë iniciativën për antarësim të Kosovës dhe premtoi përkrahjen e plotë të institucionit të tij që njëherit është edhe  pikë kyce koordinuese e këtij procesi. Ai theksoi përkrahjen e fuqishme për Qeverinë e Kosovës në iniciativa të këtilla regjionale, që synojnë përmbushjen e vlerave dhe standardeve evropiane.

Ai bëri të ditur se deri më tani është punuar shumë në stabilizimin dhe integrimin e plotë të komunitetit romë në vendet antare të Dekadës, por akoma mbetet për t’u bërë sidomos në katër fushat kryesore në të cilat edhe është i fokusuar programi i Dekadës, përkatësisht strategjitë e shteteve antare. Edukimi, ndërtimi i shtëpive, shëndetësia dhe punësimi janë cështjet kryesore në të cilat vendet antare vazhdojnë të kontribuojnë, në mënyrë që të arrihet integrimi i plotë i romëve në shoqëri.

Ndërsa, në takimin informativ me udhëheqës të Institutit për Shoqëri të Hapur, u diskutuan të arriturat dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për integrimin e plotë të komunitetit romë, si dhe u negociua procesi i aplikimit për antarësim të Kosovës në Dekadën Rome.

Drejtori i Institutit për Shoqëri të Hapur, Bernard Rurke, vlerësoi lartë nismën e Qeverisë së Kosovës për antarësim në Dekadën Rome dhe u shpreh i kënaqur me të arriturat e kësaj qeveria në përpilimin e dokumenteve adekuate të cilat shërbejnë si bazë për aplikim në këtë iniciativë ku anëtrarë janë disa nga vendet e Evropës dhe Ballkanit.

Strategjia për Integrimin e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptas dhe  Plani i Veprimit për implementimin e kësaj strategjie, si dhe publikimi i hulumtimeve të tilla sic është studimi mbi Punësimin e komuniteteve jo-shumicë në Shërbimin Civil të Kosovës dhe në Ndërmarrjet e pronësisë Publike, është dëshmi e fuqishme që Kosova me seriozitet të plotë e ndjek këtë proces. Z.Rurke në emër të institucionit që ai drejton, shprehu gatishmërinë dhe premtoi që të ndihmojë procesin e aplikimit për antarësim të Kosovës ne Dekadën Rome.

Zhvillimi i këtyre takimeve u mundësua nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe Instituti për Shoqëri të Hapur me seli në Budapest.

Ideja për nisjen e një dekade rome, doli nga konferneca rajonale “Romët në nje Evropë të Zgjeruar: Sfidat për të ardhmen” e prezantuar nga Qeveria Hungareze në verë të vitit 2003 në Budapest dhe organizuar nga Instituti për Shoëri të Hapur dhe Banka Botërore. Kjo ngjarje u përkrah nga Komisioni Evropian dhe UNDP-ja.

Ndërkaq viti 2004 iu dedikua më shumë elaborimit të iniciativës dhe përgatitjes për nisjen zyrtare të Dekadës Rome 2005-2015. Qeveria Hungareze nën angazhimin e Kryeministrit, mori rolin udhëheqës në fazën e përgatitjes për ntë themeluar një Sekretariat që do të koordinonte punën ndërkombëtare dhe fillimin e organizimit të takimeve përgatitore.

Dekada e Përfshirjes së Romëve u nis zyrtarisht në shkurt të vitit 2005 në Sofje të Bullgarisë, me pjesëmarrjen e kryeministrave të 9 vendeve themeluese, dhe kryetarit të Institutit për Shoqëri të Hapur dhe Presidentit të Bankës Botërore.  Deri më tani janë gjithsej 13 vende antare në Dekadën Rome. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)