29 Mars 2024

Qendra e Inteligjencës Financiare kalon te institucionet kosovare

Prishtinë, 15 qershor - Udhëheqes te EULEX-it dhe të qeverisë së Kosovës nënshkruan memorandum për transferimin e qendrës së inteligjencës financiare në njësinë e inteligjencës financiare të Republikës së Kosovës. Kryeministri Thaçi tha se institucionet vendore janë të përkushtuara për të luftuar të gjitha veprat që kanë të bëjnë me shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se memorandumi i mirëkuptimit për bartjen e qendrës financiare nga autoriteti i EULEKS-it në atë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, tregon përgatitjen dhe zotimin e autoriteteve vendore për të luftuar të gjitha veprat që kanë të bëjnë me shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit.

Përmes bartjes së autoritetit nga qendra e EULEKS-it tek autoritetet vendore, qeveria do të marrë në posedim tërë dokumentacionin e kësaj qendre, pohoi Thaçi. Sipas tij, kjo është në vazhdën e bartjes së kompetencave nga ndërkombëtarët tek vendorët.

"Ne jemi pajtuar dhe kemi marrë përsipër që përmes këtij memorandumi, do të kemi në pronësi të gjitha informatat, arkivin, bazën e të dhënave, por edhe dokumentet të tjera, të cilat i ka pasur deri më tani në kompetencë Qendra e Inteligjencës Financiare nën kompetencë të UNMIK-ut e më vonë në kompetencë të EULEX-it. Po ashtu, jemi pajtuar që stafi që është pjesë e Qendrës së Inteligjencës Financiare të EULEX-i, do të vazhdojë të jetë pjesë e Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës", ka dekaruar ai.

Bartja e autoritetit, është vazhdimësi e bartjes së komtencave nga KFOR-i tek Policia e Kosovës, për ruajtjen e kufijve shtetëror, domethënë bartja e kompetencave nga EULEX-i tek Qeveria e Kosovës.

Shefi i EULEKS-it, Iv de Kermabo, tha se ky memorandum paraqet një hap simbolik, por mjaft të rëndësishëm për të ecur përpara. Sipas tij Euleksi i ka ndihmuar institucionet e Kosovës, dhe do të punojë më shumë për këshillimin dhe monitorimin sesa për përdorimin e pushtetit ekzekutiv.

“Mendoj se është koha që hap pas hapi të dorëzojmë, pra të transferojmë këtë pushtet ekzekutiv nga Euleksi te institucionet vendore. Pra në këto çështje mjaft të ndjeshme dhe të vështira, jemi duke bërë hapin e parë në këtë proces”, tha Kermabo.

Ndërkohë, i pyetur rreth çështjes së veriut, Kermabo tha se që nga fillimi i veprimit të Euleksit në atë pjesë, kontrabanda është zvogëluar më shumë se 60 për qind.

“Lidhur me gjykatën mund të themi se situata nuk është e kënaqshme. Ne jemi në fazën e hapjes së Gjykatës, kemi shumë raste të gjykatave, pasi ka të bëjë me të drejtat njerëzore, pasi njerëzit janë duke pritur për drejtësi”.

Ndryshe, procesi i transferimit të autoritetit të qendrës së inteligjencës financiare në njësinë e inteligjencës financiare të Republikës së Kosovës, parashihet të bëhet deri në fund të vitit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)