28 Mars 2024

Punëtorët me kushte të vështira në punë

Prishtinë, 26 tetor - Bizneset duhet të krijojnë kushte më të mira për punë dhe t’i trajtojnë punëtorët në mënyrë më të denjë dhe tu krijojnë kushte të sigurisë u vlerësua në një debat të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, (OEAK), në bashkëpunim me Zyrën Ndërkombëtare të Punës Programin Ndërkombëtar dhe UNDP mbi Eliminimin e Punës së Fëmijëve dhe mbi Iniciativën e Global Kompakt në Kosovë.

Kryetar i OAEK-ut Lekë Musa tha se drejtat e punëtorë ne Kosovë nuk janë aq mirë për momentin sepse ekziston një ligj themelor i punës, por problemi qëndron te mos zbatimi i ligjit themelor të punës. “Mendoj se për të pasur një zhvillim më pozitiv duhet të stimuluar një dialog më të gjer në kuadër të shoqërisë kosovare ndërmjet Qeverisë, punëdhënësve, punëmarrësve dhe sindikatave”, tha Musa.

Sipas tij, së pari ajo që është e rëndësishme është që të ngritët niveli i sigurisë në vendin e punës dhe duhet të rregullohet me një dialog të hapura edhe çështja e pushimit të lehonisë, pushimeve vjetore, orarit të punës dhe këta faktor duhet të zgjedhën me një dialog të ndërsjellët.

“Kosova qëndron keq sa i përket dialogut të hapur dhe provoja e Kosovës është mjaftë e re. Prandaj duhet të gjendet një balancë ndërmjet të punësuarve dhe punëdhënësve në Kosovë. Mendoj se problemi i një debati ndërmjet sindikatave këtyre aktereve qëndron tek përfaqësimi jo i duhur i sindikatave. Iniciativa duhet të vij nga vetë sindikatat”, tha ai.

Lindita Daija menaxhere e projekteve në UNDP tha se kjo konferencë është që UNDP po mundohet t’i promovo standardet etike të bërjes biznes në Kosovë.

“Fokusi është standardet e punës dhe kemi vërejt që nga katër shtyllat që janë: Standardet e punës, anti korrupsioni, ambienti si dhe të drejtat e njeriut. Dhe standardet punës nuk janë në nivelin e duhur dhe kompanitë duhet t’i plotësojnë kushtet sepse nuk mund të integrohen. UNDP-ja në Kosovë po e promovon një klimë më të mirë të bërjes biznes ku mund të marrin pjesë të gjithë duke i bërë mirë edhe shoqërisë”, tha ajo.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)