25 Prill 2024

Punëtorët e “Rilindjes” kërkojnë të drejtat e tyre

Prishtinë, 27 prill -  Në shenjë pakënaqësie ndaj punonjësve të OSBE-së, të cilët që nga viti 1999 nuk kanë paguar qira për shfrytëzim të parkingut të Shtypshkronjës "Rilindja", dhjetëra punëtorë të Sindikatës së Pavarur të kësaj shtypshkronje kanë protestuar sot në mënyrë të qetë, në oborrin e këtij objekti.

Sekretari i Shtypshkronjës "Rilindja", Avdyl Alaj ka deklaruar se kërkesa e vetme e punëtorëve të Sindikatës së Pavarur të Shtypshkronjës "Rilindja" është shlyerja e borxhit që OSBE ka ndaj tyre, apo lirimi i menjëhershëm i kësaj hapësire.

Alaj ka thënë se OSBE që pas përfundimit të luftës shfrytëzon parkingun e kësaj shtypshkronje, e cila përfshin diku 6 mijë metra katrorë, ndërkohë që sipas tij obligimet për hapësirën e shfrytëzuar nuk janë kryer asnjëherë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)