20 Prill 2024

Punëtorët e Lotarisë vazhdojnë protestën deri në miratimin e ligjit për Lotarinë

Prishtinë, 21 qershor - Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës njofton të gjitha mediat dhe publikun se punëtorët e Lotarisë së Kosovës sh.a. do të protestojnë sot para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Gjithashtu sindikata paralajmëron se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

"Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës
se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është
përmbushur."

"Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë
një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë Covid-19 që
edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre", thekson sindikata.

Sindikata e Lotarisë së Kosovës gjithashtu i bën thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të përmbush premtimin dhe obligimin që e ka ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)