29 Janar 2022

Publikohen Llogaritë Qeveritare të Kosovës

Prishtinë, 3 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore (TM3 2021). 

Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2021 ishin 673.9 milion Euro, ndërsa të hyrat në TM3 2020 ishin 512.6 milion Euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 72.0% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2021 ishin 526.9 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM3 2020 ishin 579.8 milion Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kompensimi i punëtorëve (29.3%); kontributet sociale dhe përfitimet (25.6%); konsumi i ndërmjetëm (13.5%); dhe formimi i kapitalit bruto (13.1%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Për më shumë informata lidhur me publikimin "Llogaritë Qeveritare të Kosovës” për TM3 2021, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/llogarite-qeveritare



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 janar 2022

- Partia Socialdemokrate dhe Grupi Protestojë organiojnë protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike për të ruajtur profitin e interesat e KEDS e KESCO-s. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi behën homazhe dhe nderime për dëshmorin e kombit Sahit Krasniqi, te varrezat e dëshmorëve në Ratkoc. (Ratkoc, ora 14:00)

- Në kuadër të flakës së Janarit mbahet festivali i Kënges për fëmijë "Xixat e Flakës". (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 17:00)