29 Mars 2024

Projektligji për vlerat e luftës, kosto e lartë, sakrifica e madhe

Prekaz, 6 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi sot Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me qëllim që të njihet nga afër me punimet që janë duke u zhvilluar në këtë kompleks.

Vizita e kryeministrit Thaçi bëhet vetëm një ditë pasi që Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-ës, Viktimave Civile dhe Familjeve të Tyre, ku parashihet edhe mbrojtja dhe përkujdes ligjorë për Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe për familjen e tij në Prekaz.

Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur i kënaqur me dinamikën e ndërtimit të kompleksit dhe ka thënë se punët janë duke u kryer sipas dinamikës së përcaktuar nga Qeveria dhe ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që këtë projekt ta realizojë plotësisht.

“Qeveria do të vazhdojë ta kryej obligimet e veta për projektin e Kompleksit Memorial të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Ata për ne paraqesin sublimimin e sakrificave dhe përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi dhe shtet”, ka thënë kryeministri Thaçi.

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” është një vend që bashkon të gjithë shqiptarët, është një vend ku vijnë qytetarë të ndryshëm për të nderuar dhe për të marr energji të reja për të ardhmen dhe për ruajtjen e kultivimin e vlerave kombëtare për të kaluarën, është shprehur kryeministri Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi, në këtë rast ka vlerësuar miratimin e Projektligjit për dëshmorët, invalidët, veteranët e UÇK-së, viktimave civile, të pagjeturit dhe familjet të tyre.

“Jemi shumë të vonuar për këto njëmbëdhjetë vite, por më vjen tepër mirë dhe jam krenar që e kam realizuar këtë projektligj, që ka qenë obligimi im jo vetëm moral, por edhe ligjor, kushtetues dhe shtetëror. Pas 11 vjet të heshtjes, ky projektligj është miratuar në Qeverinë e Kosovës, do të kalojë tash në komisionet parlamentare dhe në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi duke komentuar miratimin e projektligjit dje nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)