28 Mars 2024

Projekti “Shujtë për të gjithë” fillon edhe në Mitrovicë

Mitrovicë, 9 gusht - Tanimë një hapësirë jo shumë e madhe por me kapacitet të mjaftueshëm në Komunën e Mitrovicës është vendi ku 200 persona që kanë gjendjen e rëndë sociale dhe persona tjerë në nevojë çdo ditë mund të ushqehen me shujtë ditore në Kuzhinën Popullore e cila është realizuar në kuadër të projektit “ Shujtë për të gjithë”.

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Nenad Rashiq pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit që ka të bëj me projektin “Shujtë për të gjithë”, të nënshkruar ditë më parë me Komunën e Mitrovicës sot bëri hapjen e parë të kësaj kuzhine publike për të pasuar në ditët në vijim me komunat tjera të Kosovës.

Ky projekt i dizajnuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale synon të ofron një shujtë ditore tërë vitin gjithë atyre individëve, apo familjeve me varfëri të skajshme dhe me gjendje të rënduar ekonomike dhe sociale.

Më tej ministri Rashiq i ulur në tryezën e bukës së bashku me personat  që kishin nevojë për këtë shujtë falënderoi kryetarin e KK-të Mitrovicës z. Avni Kastrati për mbështetjen e dhënë deri më tani në realizimin e këtij projekti dhe është shprehur i gatshëm për të ofruar përkrahjen dhe mbështetjen pa rezervë të MPMS-së për Komunën e Mitrovicës duke theksuar se shumë shpejt ky projekt do të realizohet edhe në Komunat tjera të Kosovës sepse ideja për realizimin e këtij projekti është një nevojë e kohës dhe një realiteti të dhimbshëm për të lehtësuar sadopak gjendjen e rëndë sociale të qytetarëve në nevojë.

“ Unë mendoj se kemi bërë një punë shumë humane ku ata persona apo ato familje me gjendje të rëndë ekonomike do të kenë mundësinë së paku të kenë një shujtë të ngrohtë ditore dhe unë mendoj se ky projekt shumë shpejt do të fillon të implementohet edhe në disa komuna të  Kosovës”, tha ndër tjerash Rashiq.

MPMS në vazhdim do të bëj mbikëqyrjen e implementimit në tërësi të projektit, ndërsa obligimet që e ngarkojnë komunën e Mitrovicës janë ato që kanë të bëjnë me përzgjedhjen e familjeve apo personave që do të ushqehen në kuzhinat popullore si dhe financimin e projektit në tërësi që ka një vlerë prej 10.000 Euro.

Vlefshmëria e kësaj marrëveshje zgjat 1 vit me mundësi vazhdimi për vitet pasuese.

Ndërkaq PTK lidhur me këtë projekt ka dhënë donacion në shumën prej  60 mijë euro për tri vite radhazi, çka do të thotë se çdo vit PTK do të jap si donacion nga 20 mijë euro.

Nga ana e tij, kryetari i KK të Mitrovicës z. Avni Kastrati, ka falënderuar z. Rashiq për angazhimin e MPMS-së në këtë projekt me rëndësi të veçantë për Komunën e Mitrovicës dhe ofroj bashkëpunim të vazhdueshëm për zhvillimin e projekteve tjera në të ardhmen që do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët në nevojë të kësaj komune.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)