16 Prill 2024

Prodhuesit kosovarë në prag të kolapsit

Prishtinë, 1 nentor - Mungesa e politikave fiskale që favorizon prodhuesit vendorë është duke çuar drejt kolapsit shumë prodhues kosovarë. Prodhuesit vendorë kritikojnë Qeverinë e Kosovës se më shumë favorizojnë importimin e mallrave nga jashtë në Kosovë, sesa që favorizojnë ata që tentojnë të krijojnë hapësirë për prodhimin vendor.

Prodhuesit kosovarë ankohen se në Kosovë ende mungojnë politikat që favorizojnë ekonominë vendore dhe kjo po krijojnë pabarazi në treg, në veçanti karshi atyre vendeve që kanë politika që mbështesin prodhimin vendor.

Në anën tjetër, përfaqësues të bizneseve në Kosovë vazhdimisht kanë marrë iniciativa për promovimin e prodhimeve e vendore, në mënyrë që të krijohen lidhje të reja mes afaristëve vendas, si dhe atyre të huaj.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se pavarësisht angazhimeve të shumta të tyre, produktet kosovare mbesin të pafavorizuara. “Qeveria e Kosovës nuk ka arritur që të bëjë një strategji zhvillimore për sektorin e prodhimit vendas, po as për sektorët e tjerë. Në mungesë të saj, ne ende nuk e dimë se cili sektor është me prioritet në Kosovë, cilit duhet t`ii jepen politika favorizuese. Si i tillë, tregu tepër liberal i Kosovës po bën diskriminim ndaj ekonomisë vendore”, pohon Shahini.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Entit të Statistikave, deficiti tregtar i Kosovës për 8 muajt e këtij viti, ka arritur në 1 miliard e 167 milionë euro.

Autoritetet kosovare çdo herë kanë deklaruar se janë duke punuar për përmirësimin e kushteve për prodhuesit vendorë, por këta të fundit çdo herë janë ankuar për mungesë të një ambienti më të favorshëm biznesor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)