15 Gusht 2022

Privatizimi i PTK-së, KEK-ut dhe i Aeroportit hap i ngutshem

Prishtinë, 25 mars - Ndryshimi i pronësisë së Postë Telekomunikacionit, Aeroprotit dhe Korporates Energjetike të Kosovës të cilat janë pasuri e qytetarëve të Kosovës sipas Aleancës Kosova e Re, po bëhet pa asnje diskutim publik, pa prezantim të performancës së tyre ne Parlamentin e Republikës së Kosovës e që është edhe obligim ligjor i Qeverisë, gjegjësisht Ministrisë së Ekonomise dhe Financave.

Mimoza Kusari-Lila – Zëvendës Presidente e AKR-së ka theksuar qe sipas ligjit për ndërmarrjet publike neni 8 paragrafi 8.1 parasheh raportimin në bazë vjetore mbi performancën e autorizimeve dhe përgjegjësive si dhe mbi arritjen e objektivave të përcaktuara në politikën e pronesisë të përcaktuar në nenin 6.1 të ketij ligji.

Qeveria e Kosovës saj po synon hyrjen në procesin e privatizimit të PTK-se pa u sqaruar në menyrë të qartë dhe transparente: Strategjinë e pronesisë e cila si kerkesë është e përcaktuar me ligj, Pa e zgjidhur problemin e operatoreve ilegal të cilët veprojnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe shkaktojnë humbje të konsiderueshme buxhetit të këtyre kompanive dhe rrjedhimisht buxhetit të Kosovës dhe pa raportuar në Kuvendin e Kosovës për përformancen e këtyre ndërmarrjeve
    
"Keqmenaxhimi i ndërmarrjeve publike është përgjegjësi edhe e MEF-it si organ mbikqyres i këtyre ndërmarrjeve. Para se të nxihtojë Qeveria e Kosovës të privatizojë këto ndërmarrje duhet të jap përgjigjesi për: punësimet marramendese të militanteve te partisë në pushtet, rënien e profitit të PTK-së, investimet e panevojshme pa planifikim për rritje strategjike", ka thënë Kusari-Lila.

Përpos kësaj, sipas saj Kosova ende ka humbje në miliona Euro, për shkak të mos posedimit të kodit telefonik dy vjet pas shpalljes së pavaresisë së Kosovës, përkunder premtimeve të Qeverisë se kodi do të posedohet me prioritet.

"Tëreheqim verejtjen Qeverisë  së Kosovës, me menyren se si i trajton investoret e brendshëm dhe të jashtëm, se perderisa Qeveria tregon gatishmeri për transparencë  dhe procedura të drejta, ato mbesin vetem në nivelin deklarativ."

Kusari-Lila ka thënë se Kosova ka rënie në ranglisten e indeksit të Bankës për Botërore për zhvillim të biznesit, ndërsa pervoja e hidhur me projekte tjera të mëdha kapitale, ende është aktuale. Andaj, bëjmë thirrje, që te gjithë investitoreve të ju garantohet e drejta e pjesemarrjes me procedura të hapura konkurresese dhe të përcaktohet kostoja e saktë e projekteve kapitale.
 

Edhe Myzejene Selmani – Deputete në parlamentin e Kosovës nga rradhët e AKR-së ka thënë se ndërmarrjet publike janë të qytetarëve të Kosovës, dhe Qeveria është duke shkuar me hapa shumë të shpejtë në privatizimin e PTK-së, KEK-ut dhe të dhënies me Konsesion të Airoportit.

"Duke marrë parasysh krizën globale financiare dhe vërejtjet e Bankës Botërore, nuk është momenti të hyhet në një privatizim pa i analizuar mirë metodat, ligjet dhe rregullorën me të cilën mund të shkojë dhe se cili model është më i mirë për procesin e privatizimit të aseteve të zhvillimit ekonomik", ka theksuar ajo.

Qeveria sipas saj është këmbëngulëse në vendimet e veta duke marrë parasysh se kjo qeveri deri ne zgjedhjet e 2010-ës i ka vetëm edhe dhjetë muaj. Fillimisht është dashur ta plotësohet struktura ligjore, ndërsa në Kuvendin e Kosoves nuk është miratuar ligji për fondin e privatizimit, ligji per letrat me vlerë dhe ligji për bursat.

Ligji për ndërmarrje jep mundësi të drejtohemi nga qështja e privatizimit, por jo t`i hedhim në privatizim në mënyrë të shpejtë, jo transparente asetet më të rëndësishme të shtetit.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 gusht 2022  - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu  pret me ceremonitë më të larta shtetërore, me rastin e fillimit të mandatit të tij, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni në ora 9:15)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik me organizatat jo qeveritare për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XL Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 11:00).

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kabineti i kryetarit, ora 12:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pret sot në takim ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ku më pas do të ketë prononcim për media në Zyrën e Kryetarit. (Gjilan, ora 15:00)

- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 15:45)

- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon homazhe te varrezat e Familjes Jashari. (Kompleksi Memorial  në Prekaz, ora 16:35)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet akademi përkujtimore për jetën dhe veprën e Arbën Xhaferit. (Pallati i Kulturës, "Hasan Prishtina", ora 19:30)