19 Prill 2024

Prishtina humb 14,5 milionë euro donacione nga BE

Prishtinë, 30 qershor - Dje, Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian informoi Komunën e Prishtinës dhe Qeverinë se zhvillimi i një ndërtese shumë-funksionale në Prishtinë, i planifikuar nën progamin IPA, duhet të braktiset. Në vend të tij, projekti me vlerë 14,5 milionë Euro do të zbatohet në Mitrovicë. Tashmë, diskutimet me komunën e Mitrovicës kanë nisur.
 

Me qëllim të ndihmonte e rininë në qytetin më të madh të Kosovës dhe t’i jepte Prishtinës një ndërtesë sportive ku mund të mbaheshin ngjarje ndërkombëtare sportive, Komisioni Evropian dhe Qeveria e Kosovës kishin vendosur të investonin në zhvillimin dhe rinovimin e Pallatit të Rinisë.


Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian ka shpenzuar një sasi të konsiderueshme të burimeve të brendshme dhe gjithashtu 200 mijë Euro për të prodhuar një koncept për zhvillimin dhe rinovimin, që do të kënaqte të gjitha palët e përfshira. Mbas pothuajse një vit përgatitjesh, rezultati përmbush të gjitha parimet, për të cilat palët kishin rënë dakord.


Megjithatë, nuk ka qënë e mundur të arrihej një marrëveshje mes palëve të përfshira. Në mënyrë që të mos humbasin fondet e BE-së, të cilat duhet të shpenzohen brenda një periudhe te caktuar kohore, Zyra Ndërlidhëse e KE-së është e detyruar të braktisë projektin. Fondet e BE-së prej 14,5 milionë Eurosh do të përdoret për zhvillimin e një ndërtese moderne shumë-funksionale në Mitrovicë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)