20 Prill 2024

Prishtina dhe Bursa nënshkruan protokollin e binjakëzimit

Prishtinë, 2 shtator - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Prof. Dr. Isa Mustafa si dhe kryetari i Bashkisë së Bursës, Recep ALTEPE, kanë nënshkruar protokollin e binjakëzimit të Komunës së Prishtinës me Bashkinë e Bursës.

Ky dokument paraqet një rëndësi të veçantë për konkretizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat  si: ndërtimi i marrëdhënieve të ndërsjella në lëmin e ekonomisë, të arsimit, kulturës dhe të turizmit.

Komuna e Prishtinës dhe Bashkia e Bursës  do të bashkëpunojnë edhe për për përforcimin e qeverisjeve lokale dhe përgatitjen e projekteve për zhvillimin e tyre.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Prof. Dr Isa Mustafa në këtë vizitë zyrtare është i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Sami Hamiti, dhe anëtarët tjerë të delegacionit: Shefqet Sylejmani, Engim Beyoglu dhe Vlora Dumoshi.

Qyteti i Bursës ndodhet në juglindje të detit Marmara me një popullsi prej 2.5 milionë banorëve dhe është qyteti i katërt për nga madhësia në Turqi.

Bursa është e njohur edhe për numrin e madh të popullit shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë atje.

Bursa është qyteti i dytë, pas Ankarasë,  i Republikës se Turqisë që është binjakëzuar më kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)