29 Mars 2024

Presidentja inkurajon Auditoren të punoj në funksion të rritjes së llogaridhënies

Prishtinë, 19 tetor - Presidentja e Republikës së Kosovës,  znj.Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, znj. Vlora Spanca.  Presidentja Osmani i ka uruar detyrën znj. Spanca, duke i dëshiruar sukses në punë.

Presidentja ka theksuar rolin e rëndësishëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit, dhe ka inkurajuar Auditoren e Përgjithshme që të punoj në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies publike.

 Presidentja po ashtu ka theksuar nevojën e përmbushjes së mandatit kushtetues e ligjor të ZKA-së, duke siguruar që paraja publike të menaxhohet si duhet.

Në anën tjetër, Auditorja e Përgjithshme ka njoftuar Presidenten lidhur me punën, aktivitetet dhe sfidat e ZKA-së.

Znj. Spanca po ashtu ka ofruar edhe informata lidhur me bashkëpunimin e ZKA-së me institucione e organizata ndërkombëtare të auditimit, si dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit të legjislacionit vendor dhe praktikave ndërkombëtare në procesin e auditimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)