25 Prill 2024

Presidenti Sejdiu mbeshtet Agjencisë Kundër Korrupsionit

Prishtinë, 7 korrik  - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot shefin e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni.

Presidenti Sejdiu e përgëzoi z.Preteni për punën që po bën kjo agjenci, si dhe rikonfirmoi përkrahjen për këtë agjenci, në hapat e mëtutjeshëm në luftën kundër korrupsionit.

Duke rikujtuar edhe njëherë se të gjithë janë të barabartë para ligjit, Sejdiu tha se si President i vendit do ta përkrah fuqishëm këtë proces të luftës kundër korrupsionit, në mënyrë që të hetohen të gjitha rastet e korrupsionit dhe drejtësia ta thotë fjalën e vet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)