16 Gusht 2022

Presidenti Obama në fushatë për ekonominë

Washington, 19 gusht - Presidenti Barak Obama po i jep fund një turneu tre ditor në mbarë vendin, që i ngjan një udhëtimi elektoral, duke shpjeguar politikat e tij ekonomike dhe duke u përpjekur të forcojë pozitën e kandidatëve demokratë për zgjedhjet e nëntorit.

Udhëtimi i tij përkon me një anketë të re nga agjencia Associated Press, sipas së cilës vetëm 41 përqind e të anketuarve i miratojnë politikat e tij ekonomike, ndërkohë që ekonomia, po sipas anketave, është çështja më shqetësuese për amerikanët.

Gjatë një ndalese të mërkurën në shtetin e Ohajos, presidenti u takua dhe iu përgjigj pyetjeve të një familje të klasës së mesme dhe fqinjëve të tyre.

Presidenti përsëriti vlerësimin e tij se ekonomia po përmirësohet dhe se vendi është në rrugën e duhur, duke paralajmëruar për rreziqet e kthimit tek politikat e paraardhësit të tij republikan, që ai i fajëson për krizën ekonomike.

Ai tha se do të duhet kohë për rihapjen e 8 milionë vendeve të punës që u humbën gjatë krizës.

Presidenti do të marrë pjesë tani në një takim në Florida para se të kthehet në Washington.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)