19 Prill 2024

Përurohet objekti i ri i Qendrës për Punë Sociale në Llaplle Sello

Prishtinë, 12 gusht - Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, në prani të qytetarëve të shumtë të Komunës së Graqanicës dhe të strukturave udhëheqëse të kësaj komune, sot solemnisht, së bashku me kryetarin e KK të Graqanicës, Bojan Stojanoviq, ka bërë përurimin e objektit të ri të Qendrës për Punë Sociale në Llaplle Sello.

Në këtë objekt, përveç punëtorëve të QPS të komunës së Graqanisës, përkohësisht do të vendosen edhe punëtorët e Administratës Pensionale dhe ata të Punës dhe Punësimit.

Me këtë rast ministri Rashiq është shprehur se ky objekt ofron shërbime për qytetarët e komunës së Graqanisës dhe ofron mundësi për shërbime më cilësore, për qytetarët në nevojë. Rashiq u bëri thirrje sidomos të papunëve që të paraqiten në këto zyre për t’u identifikuar dhe për të përfituar nga shërbimet që ofron MPMS-ja.

Ndërsa kryetari i KK të Graqanicës, Baojan Stojanoviq, ka falënderuar MPMS për përkrahjen dhe mbështetjen që i ka dhënë komunës së Graqanicës, ku në kuadër të kësaj përkrahjeje është edhe ky objekt.

Aktualisht në këtë komunë ndihma sociale përfitojnë rreth 130 familje, që gravitojnë nga fshatrat që më parë i takonin komunës së F. Kosovës, Lipjanit dhe Prishtinës, kurse tash me themelimin e Komunës së Graqanicës, dhe pas procesit të decentralizimit të shërbimeve dhe ndihmave sociale nëpër komuna këto shërbime   kalojnë në kompetencë të kësaj komune.

Donator  për ndërtimin e këtij objekti ka qenë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kurse vlera e projektit ka qenë rreth 150 mijë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)