23 Prill 2024

Përurohen punimet në zgjerimin e bulevardit "Bill Klinton"

Prishtinë, 22 prill - Presidenti i Republikës, dr. Fatmir Sejdiu, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Prishtinës, dr. Isa Mustafa, ka përcjellë sot fillimin e punimeve për zgjerimin bulevardit “Bill Klinton” në kryeqytet, zgjerim i cili përfshin edhe ndërtimin e nënkalimit në afërsi të objektit të KEK-ut.

Presidenti Sejdiu tha se ka tri përkushtime apo zotime për ketë projekt. I pari përkushtim i madh i komunës është që kryetari Isa Mustafa të bëjë çka është e mundur që Prishtina ta ketë frymëmarrjen si duhet, të paktën në rrugë, tha ai.

 “Zotimi i përbashkët edhe për investitorin e komunës, por edhe të kryesit të punimeve në mënyrë që puna të kryhet me herët. Është pranverë dhe mund të shfrytëzohen të gjithë kapacitetet e punës në kushte optimale, dhe kjo do te ishte një shpërblim i madh për qytetaret. Dhe e treta, është për qytetarët e Prishtinës dhe njerëzit që gravitojnë në Prishtinë. Kërkohet nga ata të kenë mirëkuptim, të mos krijohet tollovi dhe të mos bllokohet kjo rrugë dhe të ndihmojnë që të përurohet kjo rrugë sa me shpejt që është e mundur”, tha Presidenti Sejdiu.

Ndërsa dr. Isa Mustafa theksoi se e tërë kjo punë po bëhet për të mundësuar që në këtë aks rrugor të zhvillohet trafiku më lirshëm dhe qytetarët të kalojnë rrugën pa u penguar nga automjetet.

Ai gjithashtu njoftoi se zgjerimi i kësaj rruge buxhetit të komunës së Prishtinës do t'i kushtojë 1 milionë e 620 mijë euro, ndërsa punimet do të kryhen nga kompania "Alko Impex". Mustafa gjithashtu kërkoi mirëkuptim nga qytetarët deri në përfundimin e këtij projekti për pengesat që mund t'i kenë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)