25 Prill 2024

Përmirësohet ekonomia amerikane

SHBA, 19 nëntor - Shifrat e reja duket se po shfaqin përmirësimin e ekonomisë amerikane.

Për muajin e dytë rresht në tetor, një grup për studime në biznes tha sot se treguesi i parametrave kryesorë të ekonomisë ishte rritur për 0,5 përqind.

Grupi “Bordi i Konferencës” tha se zotimi i kohëve të fundit i Bankës Qendrore amerikane, Rezerva Federale, për të nxjerrë në qarkullim 600 miliardë dollarë të reja përmes blerjes së letrave me vlerë të qeverisë ishte një “shtytje domethënëse”.

 

Bordi i Konferencës tha se një shenjë tjetër pozitive ishte zgjatja e javës së punës për punëtorët e industrisë amerikane të prodhimit.

Veç kësaj, Banka e Rezervave Federale në Filadelfia tha se veprimtaria prodhuese në rajon u ngrit ndjeshëm në muajin nëntor. Ky tregues mund të paraqesë rritje industriale edhe në pjesë të tjera të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)