25 Prill 2024

Për herë të pestë UBT organizon videokonferencë

Prishtinë, 21 maj – Në vazhdën e ngjarjeve dhe konferencave me karakter ndërkombëtar,  të organizuara në  vazhdimësi nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë, ky universitet sot ka organizuar  për herë të pestë Videokonferencën ndërkombëtare me temën në vazhdim  “Kompetencat ndërkulturore”.

Konferenca është organizuar nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë  në bashkëpunim  Universitetit Bunkyo-Tokio, Japoni Organizatorët e Videokonferencë ishin Prof. Yuko Ikuta, në Fakultetin e Marrëdhënieve   Ndërkombëtare në Bunkyo University dhe prof. Fatbardha Osmani në UBT dhe bashkëpunëtore dhe pjesë e hulumtimit të cekur më lartë , dhe studente e dy Universiteteve në fjalë .

Në kuadër të konferencës Kompetencat ndërkulturore në tre prezantimet e para u   fokusuan mbi temën mes Japonisë, Kores Jugore dhe Kinës. Studentët e dy universiteteve dhanë  shumë informacione rreth luftës së ftoftë dhe pasojat e tanishme që kanë dal nga këto ngjarje të rëndësishme.

Dy çështje shumë të rëndësishme  që u  cekën gjatë videokonferencës,  se ekonomia e Japonisë në dhjetë  vitet e fundit ka shënuar një ngadalësim të dukshëm   dhe çështja e natalitetit që ka shënuar rënie drastike ku në të ardhmen parashihet krizë në shtetin e Japonisë në mungesë të popullatës së re.
Kjo konferencë dhe konferenca e radhës do jenë të incizuar nga universiteti Bunkyo si pjesë e një hulumtimi me UBT me temën përdorimi i gjuhës angleze su LINGUA – FRANGA mes dy popujve të ndryshëm.

Më pas njëri nga studentët  me anë të kërcimit e performoi një art parcial të quajtur IAI i cili paraqet një simbol të kulturës japoneze.

“Kjo është konferenca e pestë me radhë ku kemi arrit  bashkëpunim të ngushtë në mes dy kampuseve. Përmes kësaj konference studentët po arrin të informohen dhe ti rrisin njohuritë e tyre në dy aspekte si për gjuhën ashtu edhe marrjen e informatave për shtetin dhe kulturën e Japoneze” tha  përfundoji prof. Qehaja-Osmani

Videokonferenca  vazhdon punimet në javë që vjen më 28 maj 2010 në UBT.  Po ashtu në fund të konferencë u fol se palët nga Japonia si studentët dhe profesorët që janë pjesë e hulumtimit,  do vijnë në Kosovë për vazhdimin e punimeve dhe u vendos se në fund të muajit gusht po te këtij viti konferenca do mbahet në UBT.

Videokonferenca me karakter ndërkombëtar dhe shkencorë për herë të  parë në vend dhe në rajon  ka organizuar i vetmi Universitet privat në Kosovë UBT.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)