05 Korrik 2022

Për gjashtë muaj Buxheti i Kosovës mbledh 533 milion euro

Prishtinë, 5 gusht – Ministria e Ekonomisë dhe Financave ka publikuar raportin e mbi menaxhimin e financave publike për 6 mujorin e parë i cili është aprovuar dje në Qeveri.

Prezantimin e raportit e ka bërë zëvendësministri i MEF-it Bedr Hamza i cila tha se karakteristik e këtij raporti është se të hyrat në buxhetin e Kosovës kanë performuar mirë dhe sipas tij ka pasur një trend pozitiv.

“Në totalin e ekzekutivit të përmbushjeve të buxhetit që është 27 për qind më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit paraprak, mirëpo eshte nëse hyjmë në strukturën e të hyrave për buxhetin secila kategori veç e veç ka performuar mirë”, tha Hamza.

Ai më tej shtoi se “ Plani buxhetor i te hyrave vjetore për vitin 2010 është 1,109,200,000  Euro, ndërsa plani buxhetor për shpenzimet vjetore është 1,278,040,000 Euro, duke i përfshirë të hyrat vetanake të bartura nga viti 2009”.

Të hyrat gjatë gjashtëmujorit të parë për vitin  2010, duke mos përfshirë grantet e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesim janë 533,489,280 Euro dhe paraqesin 48.1 % të pranimeve të përgjithshme vjetore të planifikuara, ndërsa kemi një rritje prej 27.0 %, krahasuar me periudhën e njëjte të vitit paraprak.

Ndërsa, shpenzimet gjatë gjashtëmujorit te parë për vitin 2010 duke mos përfshirë grantet e përcaktuara të donatorëve si dhe fondet në mirëbesim janë 466,227,685 Euro dhe paraqesin 36.5 % të planit të përgjithshëm vjetor. Krahasuar me vitin paraprak shihet  një rritje kualitative vjetore e  pagesave prej 8.4 %.

Ai shtoi se të hyrat nga Doganat e Kosovës që sipas tij janë të hyrat kryesore, në raport me vitin paraprak kanë shënuar rritje 8 për qind. Gjithashtu të hyrat nga Administrata Tatimore e Kosovës kanë shënuar rritje 4 për qind më shumë se sa vitin paraprak dhe të hyrat vetanake të modelit qendror qeveritar janë 65 për qind më shuma se sa viti paraprak.

“Perfoprmac të mirë kanë shënuar edhe të hyrat komunale dhe kanë treguar një rritje prej 4 për qind. Sa i përket ekzekutimit të buxhetit edhe pse viteve të fundit kemi pasur vazhdimisht një ngritje të ekzekutimit të buxhetit pozicioni i pagave është ekzekutuar në masën prej 50.7 për qind dhe krahasuar me kohën e njëjtë të vitit të kaluar kemi një ngritje prej 16 për qind. Këtë ngritje kanë ndikuar ngritja e pagave në sektorin e shëndetësisë, policisë, shërbimit civil dhe institucionet e reja”, tha ai.

Sipas Hamzës edhe sa i përket mallrave dhe shërbimeve, gjithashtu ka një ngritje në krahasim me vitin paraprakë për 16 për qind dhe krahasim me planin kemi një ekzekutim 37.4 për qind.

“Sa i përket subvencioneve të ndërmarrjeve publike kanë shënuar një rënie, ndërsa subvencionet për transfere sociale kanë shënuar një ngritje dhe kjo ka ndikuar ngritja e pensioneve të invalidëve të luftës, pensionistëve dhe, skemave sociale e të ngjashme”, tha ai.

Në total sipas Hamzës ka pasur një ekzekutim dhe performac të mirë.

Ai gjithashtu tha se deri me datën 3 gusht ka një realizim të planit bazuar në buxhetin e rishikuar.

Doganat e kane përmbush planin  52 për qind. ATK-ja 61 për qind. Të hyrat jo tatimore qeveritare 52 për qind, të hyrat vetanake qeveria qendrore 106 për qind dhe kemi një tejkalim. Në total deri mëe tani plani i të hyrave është realizuar deri në masën 59 për qind”, tha Hamza. 


Elhami Ismajli
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 korrik 2022

- Mbahet takimi në mes të delegacionit Amerikan të MCC-së dhe atij të Republikës së Kosovës në lidhje me programin Kompakt të MCC-së. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla - P38, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2021/22 dhe procesit të publikimit të 121 raporteve të auditimit. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Lagjja Arbëria, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Rektori i Universiteti të Prishtinës Naser Sahiti dhe U.D Sekretari i Përgjithshëm, Besfort Krasniqi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga monitorimi i punës së Kuvendit për gjashtë muajt e parë të sesionit pranveror me fokus në çështjen e mungesës së kuorumit dhe shqyrtimit të projektligjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansoj edicion e 22-të të Përmbledhjes Pulsi Publik. (Salla e konferencave të UNDP-së, ora 11:00)

- UBT nënshkruan dy marrëveshje shumë të rëndësishme me dy universitete nga shteti i Iowa-s, me University of Northern Iowa dhe University of Iowa. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, tek QMI, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione prezanton draftligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna në Baza Gjinore, nga eksperti Hilmi Jasahri, i angazhuar nga UN Women. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shëndetësor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës njoftohet rreth ndërrimit të anëtares së PDK-së Eliza Hoxha me deputetin Abelard Tahiri si dhe diskuton rreth emrave të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin japonez, Akira Mizutani. (Kabineti i kryetarit, 13:30 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)