16 Prill 2024

PD: korrupsioni duhet të parandalohet, pastaj të luftohet

Prishtinë, 16 maj - Partia e Drejtesise (PD) konsideron që korrupsioni duhet para së gjithash të parandalohet dhe pastaj të luftohet pa ndërprerë dhe me vendosmëri.

Nenkryetari i partisë Amir Ahmet ka deklaruar se PD vlerëson se është koha e fundit që këso veprime kriminele, të huaja për sistemin e vlerave tradicionale të vendit, të parandalohen dhe të çrrënjosen me veprime të vendosura institucionale.

Në këtë aspekt sipas tij PD konsideron se nuk mund të ketë parandalim dhe çrrënjosje të korrupsionit në vend në rast se lejohet vazhdimi i degradimit të vlerave morale të shoqërisë dhe mosfunksionimi i shtetit ligjor.

Në këtë drejtim Ahmeti ka thënë së PD në mënyrë të përsëritur kërkon nga institucionet e vendit:

   1. Ndërmarrjen e masave për ruajtjen e shëndetit moral të popullatës, veçanërisht të rinisë sonë dhe ndërprerjen e degradimit të vlerave etike dhe morale të shoqërisë.
   2. Ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale të prokurorisë së vendit përfshirë shkallën e domosdoshme të sigurisë si dhe kompenzimin adekuat material.
   3. Reformimin e gjyqësorit dhe freskimin e tij me kuadro të reja, profesionale dhe pa hipoteka të së kaluarës.
   4. Fuqizimin e rolit të Agjencionit Antikorrupsion dhe ruajtjen e paanësisë së tij.
   5. Fuqizimin e mediave dhe të shoqërisë civile si mekanizma fundamental për parandalimin dhe çrrënjosjen e korrupsionit në vend.

Po ashtu PD ka vlerësuar se zgjedhjet e shpallura nga presidenti i një shteti tjeter për tu mbajtur në territorin e Republikës së Kosovës nuk guxojnë të mbahen

"Partia e Drejtësisë  kundërshton ashpër organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në  veriun e vendit, në kundërshtim të plotë me dispozitat Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe konsideron se ato duhet të parandalohen pa asnjë alternativë", ka thënë Ahmeti.

Me këtë rast sipas tij Partia e Drejtësisë kërkon nga bartësit e institucioneve të vendit si dhe nga zyrtarët e lartë ndërkombëtar që në mënyrë strikte të respektojnë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendit dhe të pengojnë anarkin ligjore në vend të cilën me siguri se do ta shfrytëzojë krimi i organizuar. Me lejimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve institucionet e vendit do të dëshmojnë mosgatishmëri të plotë për zbatimin e Kushtetutës së vendit.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)