29 Mars 2024

Pasuria që i është marrë qytetarëve pa bazë ligjore, do t'iu kthehet qytetarëve

Prishtinë, 15 korrik - Sot ka filluar punëtoria dy ditore lidhur me diskutimin e draftit fillestar të Projektligjit për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar në të cilën përveç zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, të pranishëm janë përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, atyre ndërkombëtare si dhe ekspertë të pavarur.

Në fjalën e tij hyrëse, zëvendësministri, Blerim Sallahu, fillimisht iu ka uruar mirëseardhje të pranishmëve duke vënë theksin në rëndësinë e kompletimit të ligjit.

Sipas Sallahu, ky projektligj i cili do të përmbajë dispozita materiale dhe procedurale ka për funksion kryesor kthimin e pasurisë së marrë në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas tij pasuria e cila i është marrë qytetarëve pa bazë ligjore, do t'iu kthehet qytetarëve si pronarë kushtetues dhe ligjor i kësaj pasurie në mënyrë që të mbrohet dhe realizohet interesi i përgjithshëm publik.

Drafti fillestar i Projektligjit i cili është si rezultat i kontributit të anëtarëve të Grupit Punues, përcakton organet kompetente për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, mënyrën dhe procedurën e verifikimit të sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme të subjekteve ndaj të cilëve do të bëhet verifikimi dhe konfiskimi, bazuar në standarde kushtetuese dhe ndërkombëtare.

Projektligji do të diskutohet gjatë dy ditëve të punëtorisë, me synimin e kompletimit të tij, rëndësia e të cilit është kruciale në luftimin dhe ndjekjen e këtij lloji të keqpërdorimit dhe përfitimit të paligjshëm.

Punëtoria mbështetet nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian – OSBE!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)