27 Prill 2024

Pasanikët e mëdhenj ndihmojnë ekonominë e Londrës

SHBA, 6 shtator - Si shumia e qyteteve të botës, Londra u godit rëndë nga recesioni i fundit global. Megjithatë një pjesë e shoqërisë vazhdon të krenohet me paranë e vet.

Kryeqyteti britanik është parajsë për super të pasurit e botës dhe pas një zbrapseje dy vjeçare, ata po rikthehen me furi.

Trevor Abrahamson është i specializuar për të ndihmuar të pasurit e botës që të blejnë pasuri në Londër, si për shembull një vilë 14 milion dollarëshe në lagjen e të pasurve Hampstead.

"Me pak fjalë, Londra kryeson botën. Në fakt, nëse shikojmë New Yorkun, Los Angelesin, Parisin, Berlinin, Frankfurtin dhe jugun e Francës, zonat e pasura të këtyre tregjeve po kërkojnë më shumë kohë për t’u rimëkëmbur".

Kjo pasuri e Londrës po tërheq vemendjen e njerëzve të pasurve. Një apartament luksoz u shit kohët e fundit për një shifër rekord prej 220  milion dollarësh. Ndërsa identiteti i shitësit mbahet sekret, agjentët imobiliarë njoftojnë se bëhet fjalë për pronarë shumë të pasur nga Lindja e Mesme dhe Nigeria.

Një godinë është ndërtuar me xhama kundër plumbit, me sistem ajrosjeje kundër helmimit dhe me një dhomë paniku, pajisje këto që tërheqin blerësit e huaj, të cilët kërkojnë siguri të tilla shtesë.

Ajo ka edhe një tunel nën tokë, që e lidh me hotelin Mandarin Oriental aty pranë, ku stafi është i disponueshëm gjithë kohën.

Madje mes dyqaneve janë edhe ato luksoze Harrods dhe Harvey Nichols.

Trevor Abrahamson thotë se përveç blerësve tradicionalë nga Lindja e Mesme dhe Rusia, Londrës po i shtohen edhe investitorë të rinj.

"Investitori më i fundit ka qënë nga Kina. Ne kemi pasur disa kërkesa, deri në 80 ose 125 milion dollarë për një pasuri të vetme".

Një studim i fundit lidhur me artikujt luksozë në Londër bën fjalë për një ngritje të çmimeve për herë të parë që nga viti 2007.

Ronnie Armist, zyrtar i lartë i kompanisë konsulente për investimet, Stonehage, e cila kreu studimin, thotë se rënie e vlerës së monedhës britanike luan një rol të madh.

"Kjo pa tjetër ka tërhequr investimet e të huajve në Britani dhe veçanërisht në Londër, që dihet se është një prej kryeqyteteve më të mëdhenj të botës. Ata i shtohen deri diku kërkesës për disa prej gjërave luksoze, që ofron Londra. Bëhet fjalë në veçanti për ngjarje sportive, si Wimbledon, ose shfaqjet në Operën Mbretërore dhe ngjarje të tjera kulturore".

Në botën konkuruese për pasuri, kjo mund të jetë trofeja e fundit. Regent Street është një prej zonave me dyqanet më të famshëm të Londrës dhe pronarët Crown Estates e kanë vënë në shitje: Çmimi total rreth 2.5 miliardë dollarë.

Njoftohet se fonde të ndryshme qeveritare, përfshirë edhe një i kontrolluar nga familja mbretërore e Katarit, ia kanë vënë syrin kësaj oferte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)