29 Mars 2024

Park i ri në dispozicion të qytetarëve mitrovicas

Mitrovicë, 24 nëntor - Me nismën e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, qytetarëve të Mitrovicës u është mundësuar shfrytëzimi i një parku në oborrin e ish-komandës së armatës jugosllave, i cili deri pasluftës ka qenë një vend i mbyllur.

Në atë objekt tani janë të vendosura disa drejtori komunale si dhe Muzeu i qytetit.

Kryetari Kastrati tha se ka kërkuar rregullimin e këtij parku dhe hapjen e tij për qytetarë, duke pasur parasysh se është një vend i bukur në qendër të qytetit.

“Ai ka qenë një vend jomiqësor për qytetarët tanë për vite të tëra, derisa aty ka qenë e vendosur komanda e ish-armatës jugosllave. Ka qenë i mbyllur dhe si  i tillë edhe i mistershëm”.

Ai sqaroi se para se të hapej për qytetarë, është investuar në rregullimin e parkut dhe tha se pas planit që është bërë nga Drejtoria e Mjedisit projektin e ka mbështetur Drejtoria për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike me rreth 6 mijë euro, për rregullimin e stazave, mandej ulëseve etj.

Ai theksoi se është duke u punuar që në këtë qytet të krijohen sa më tepër hapësira të gjelbëruara, duke pasur parasysh problemet që ka trashëguar Mitrovica në aspektin e ambientit.

Kastrati theksoi se është në përgatitje edhe plani për rregullimin e qendrës së qytetit, duke filluar prej Sheshit të Jasharëve deri te palestra e sportit “Minatori”.

Në këtë kontekst, përmendi edhe angazhimin që është duke u bërë për largimin e rrethojave përreth objekteve si UNMIK-u, me qëllim që të lirohen hapësirat e gjelbëruara dhe të jenë në dispozicion të qytetarëve.

 “Kemi marrë premtime se deri në fillim të vitit të ardhshëm zyrtarët e UNMIK-ut që janë të vendosur në objektin e ish-Jugobankës ta lirojnë atë vend krejtësisht”.

Ai përmendi edhe rastin e OSBE-së dhe UNHCR-së, të cilëve poashtu u është bërë kërkesë që të largojnë rrethojat dhe të lirojnë hapësirat para tyre. Sqaroi se drejtuesit e UNHCR-së kanë bërë lëvizje pozitive në këtë drejtim, duke liruar një pjesë të hapësirës së gjelbëruar.

Kryetari Kastrati, tha se fillimisht është bërë një lëvizje e tillë edhe në oborrin e komunës, prej ku janë hequr tërësisht rrethojat dhe janë rregulluar hapësira të gjelbëruara dhe ulëse për qytetarë. Sipas tij rrethojat përreth këtyre objekteve kanë reflektuar një imixh të një qyteti ushtarak, prandaj është shumë me rëndësi largimi i tyre.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)