28 Mars 2024

Papunësia në zonën e OECD-së shënon ulje për 6,5 për qind

Vjenë, 11 maj - Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka njoftuar se shkalla e papunësisë në vendet anëtare u ul në 6,5 për qind në mars.

Shkalla mbetet 1,2 pikë përqindjeje mbi nivelin para pandemisë, sipas një deklarate të OECD-së, kurse shifra në shkurt ishte 6,6 për qind.

Shkalla e papunësisë së të rinjve në OECD, personave të moshës nga 15 deri 24 vjeç, u zvogëlua në 13,3 për qind në mars nga 13,6 për qind krahasuar me muajin e kaluar, por 2 pikë përqindjeje mbi nivelin para pandemisë.

Në mars, shkalla e papunësisë gjithashtu pati një rënie margjinale në zonën e euros në 8,1 për qind nga 8,2 për qind në shkurt.

Kanadaja regjistroi një nga rëniet më të mëdha në mars, me rënie me 0,5 pikë përqindjeje në 7,5 për qind, ndërsa shifrat për Japoninë, Meksikën dhe SHBA-në ishin 2,6 për qind, 4,3 për qind dhe 6 për qind.

Nga ana tjetër, shkalla e papunësisë u rrit në 5,4 për qind në Izrael, me 0,3 pikë përqindjeje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)