18 Gusht 2022

Papunësia në Turqi ra në 13,5 %

Ankara, 16 mars - Përqindja e papunësisë në Turqi deri në fund të janarit ra në 13,5 për qind dhe tani është për gjysmë për qind më e vogël në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat zyrtare të Shërbimit kombëtar për statistikë të Turqisë.

Hulumtimi i mbështetur në anketimin e 94.000 personave tregon se numri i të papunëve arrin 3,36 milionë persona, publikuan nga shërbimi statistikor i Turqisë.

Megjithatë, një pjesë e analistëve në Turqi presin që papunësia të vazhdojë të rritet edhe sivjet.

Kriza financiare botërore futi në recesion të thellë ekonominë turke dhe rezultoi me rënie të BPV-së prej 8,4 për qind për nëntë muaj prej vitit 2009 dhe aq më tepër e përkeqësoi problemin kronik me papunësinë në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)