28 Tetor 2021

Papunësia në Kosovë rritet për 2.2 për qind

Prishtinë, 1 qershor -Instituti GAP sot ka publikuar raportin “Të papunë në pandemi -  analizë e shkurtër mbi numrin dhe profilin e punëkërkuesve gjatë periudhës mars 2020 – shkurt 2021”.  

Ky raport tregon se shtrëngimet ekonomike që erdhën si pasojë e pandemisë Covid-19 kanë prekur dukshëm tregun e punës në Kosovë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e punësimit ra nga 29.1% gjatë tremujorit të parë në 24.1% gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, kurse papunësia pësoi rritje prej 2.2 pikë përqindje prej tremujorit të parë të vitit 2020 (25%) në tremujorin e dytë (27.2%).

Sipas Administratës Tatimore në Kosovë (ATK), industritë që pësuan mesatarisht rënien më të madhe të punëtorëve mes viteve 2019-2020 ishin transporti dhe magazinimi (-2,668 punëtorë), administrimi publik (-1,509 punëtorë), tregtia dhe riparimi i mjeteve motorike (-1,406 punëtorë).

Në të njëjtën kohë, edhe numri i punëkërkuesve aktiv u rrit, pjesërisht si rezultat i pushimit nga puna të një pjese të popullsisë si dhe nga masat emergjente fiskale të qeverisë që mbështetnin ata që regjistroheshin si të papunë pranë qendrave të punësimit.

Sipas Agjencisë së Punësimit në Kosovë (APRK), nga muaji mars 2020 numri i punëkërkuesve aktiv filloi të rritet dukshëm, duke arritur kulmin në muajin shtator me më shumë se 198 mijë punëkërkues.

Në këtë hulumtim janë analizuar punëkërkuesit edhe sipas karakteristikave të tyre si mosha, gjinia, dhe niveli i edukimit, ku del se shumica e punëkërkuesëve i përkisnin grupmoshës 25-39 vjeç, burrat dhe gratë ishin pothuajse të barabartë në numër, kurse për nga niveli i shkollimit dominonin ata të pashkolluar dhe me shkollë fillore apo të mesme.  

Për më tepër, ky studim merr për bazë edhe sfidat dhe nevojat e Agjencisë së Punësimit, e cila është përballur direkt me numrin e madh të punërkuesve gjatë tërë vitit 2020.  

Andaj, me qëllim të përmirësimit të tregut të punës në përgjithësi, Instituti GAP rekomandon që Agjencia e Punësimit në Kosovë të ketë ngritje të kapaciteteve që të mundësojë shtimin e punësimit, sidomos për grupe të caktuara dhe të ndjeshme punëkërkuesish.

Po ashtu, sugjerohet që agjencia vazhdimisht të ketë mundësi mbledhjen e të dhënave më të hollësishme rreth statusit të punësimit të punëkërkuesve të regjistruar, dhe që të ofrojë më shumë trajnime apo orientimi në karrierë sidomos në ato industri ku pritet të ketë nevojë për punëtorë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2021

- Fillon administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal. (Salla 1 Tetori nga ora 08:00 deri në ora 19:00)

- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive - dhe masës 2.4 - Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë (Salla P38), ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava do ta pres një delegacioni të lartë nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave. (Ndërtesa e KQZ-së, Kati 4, ora 10:00)

- Kolegji AAB organizon mbledhjen Komemorative me rastin e kalimit në amshim të Burbuqe Berisha. (Teatri AAB “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 10:00)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguro Qendren e re e të Moshuarve në lagjen Ulpianë. (Rr. Imzot Nikë Prelaj, E30, Ulpianë mbrapa pompës Exfis, ora 11:00)

- Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Objekti i Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahen homazhet për të ndjerën Burbuqe Berisha. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati vizitojnë Administratën Tatimore të Kosovës. (ATK, kati I, ora 13:30)

- Hapet edicioni i 12 i Festivalit të Filmit të Shkurtër "Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, njëherësh kandidat për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje!, prof. dr. Mytaher Haskuka, do të mbajë konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Prizren, ora 16:00)