18 Gusht 2022

Paga mesatare në Slloveni arriti në 936 euro

Ljuljanë, 18 mars - Paga mesatare neto në Slloveni në janar arriti në 936,77 euro, përderisa paga mesatare bruto arriti në 1.448,12 euro, publikoi Enti Statistikor slloven.

Paga më të larta në Slloveni marrin punonjësit në institucionet financiare dhe kompanitë e sigurimit, ku mesatarja arrin në 2.000 euro.

Njëherit, shkalla e papunësisë në Slloveni arriti në 10,6 për qind, përderisa numri i përgjithshëm i të punësuarve arrin në 99.521 të punësuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)