28 Mars 2024

OSBE organizon konferencë dy-ditore për të drejtat pronësore

Prishtinë, 6 korrik - Misioni i OSBE në Kosovë dhe Universiteti i Essex-it do të organizojnë nesër një konferencë dy-ditore për të drejtat pronësore.

Konferenca e quajtur ”Të drejtat pronësore në tranzicion: sfidat e zhvillimit të Kosovës post-konfliktuale në të ardhmen” do të shqyrtojë lidhjet në mes të të drejtave të njeriut, ligjit për të drejta të njeriut, si dhe politikave e strategjive për zhvillim ekonomik.

Përveç kësaj, në konferencë do të elaborohen çështjet e kthimit të pronës, të drejtat trashëgimore përfshirë dispozitat kundër diskriminimit, çështjet e pronësisë së komuniteteve siç janë trashëgimia fetare dhe kulturore. Temat e konferencës janë të bazuar në konstatimet e gjetura gjatë monitorimit të rregullt dhe analizave të gjendjes nga OSBE.

Fjalime hyrëse do të mbajnë: Ambasadori Werner Almhofer, Shef i Misionit të OSBE-së Kosovë, Profesor John Packer, Drejtori i Qendrës për të drejta të njeriut të Essex-it dhe James Rodervaher, Drejtor i Departamentit të OSBE-së për të Drejta të Njeriut dhe Komunitete. 

Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe ekspertë rajonalë dhe ndërkombëtarë, përshirë Këshillin e Evropës, Universitetin e Essex-it, Universiteti Laurentian të Kanadasë dhe po ashtu nga institucionet si Kuvendi i Kosovës, ministritë, departamentet komunale dhe Muzeu i Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)