28 Mars 2024

OSBE ofron mbështetje për qasje më të mirë në shërbime

Prishtinë, 27 tetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të publikojë një katalog me informacione të hollësishme mbi mekanizmat e nivelit qendror dhe atij lokal që ofrojnë, mes tjerash, ndihmë dhe këshillim në sferën e qasjes në shërbime dhe përdorimit të gjuhëve.

“Katalogu i mjeteve juridike dhe ndihmës për pjesëtarët e komuniteteve”, i cili do të publikohet në pesë gjuhë (shqip, serbisht, turqisht, në gjuhën romani dhe anglisht), synon të ofrojë udhëzime praktike për qytetarët se kujt t’i drejtohen dhe si të paraqesin një ankesë apo të marrin ndihmë, nëse besojnë se të drejtat e tyre janë shkelur ose cenuar.

Katalogu përmban një listë prej 24 institucioneve, agjencive dhe organizatave – si të nivelit qendror, ashtu edhe të atij lokal – të cilat mund të shërbejnë si pikë orientuese për ofrimin e ndihmës ose mjetit juridik për individët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)