18 Gusht 2022

OSBE nis fushatën në mbështetje të llogaridhënies në komuna

Prishtinë, 14 prill - Përkundër përpjekjeve, lidhja ndërmjet komunave dhe qytetarëve mbetet në një nivel të ultë në tërë Kosovën. Edhe pse zbatimi i kornizës ligjore ofron mundësi për pjesëmarrje të publikut në zhvillimin e politikave në nivelin komunal, qytetarët ose shfrytëzojnë të drejta të limituara për pjesëmarrje, ose nuk i shfrytëzojnë fare ato.

Në mënyrë që të adresohen këto mangësi të vazhdueshme të pjesëmarrjes publike në punën e qeverisë komunale Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbajë një fushatë gjithëpërfshirëse vetëdijesimi në mbarë Kosovën. Fushata ka për qëllim ngritjen e llogaridhënies komunale, inkurajimin e pjesëmarrjes publike në zhvillimin e shërbimit më të mirë për publikun, standarde më të larta të shërbimeve dhe dërgesave komunale si dhe përmirësim të qeverisë lokale.  

TV dhe Radio spote në gjuhët shqipe, serbe dhe turke do të transmetohen në mbarë Kosovën,. Do të shpërndahen posterë dhe broshura që promovojnë parimet e qeverisjes së mirë si dhe nevojën për pjesëmarrje publike në planifikimin e urbanizmit dhe buxhetit.

“Porositë kryesore të fushatës përqendrohen në rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë të zyrtarëve komunalë të strukturave legjislative dhe ekzekutive, përmes promovimit, ofrimit dhe mirëpritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve. Gjithashtu qytetarëve u ofrohet mundësi për të mësuar më shumë për të drejtat dhe obligimet e tyre dhe si t’i ushtrojnë ato më së miri,” tha Ambasadori Werner Almhofer, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Misioni i OSBE-së po ashtu inkurajon komunat për zhvillim të mëtejmë të mënyrave efikase dhe të reja të punës me publikun dhe t’ju shërbejnë qytetarëve të tyre në mënyrë transparente dhe efektive”, tha Almhofer.

Fushata për vetëdijesim të publikut do të zgjasë nga prilli deri në nëntor. Ajo po ashtu është pjesë e një projekti më të gjerë tre-vjeçar për ngritjen e llogaridhënies komunale që do të zbatohet deri në vitin 2011.

Një vlerësim i përpjekjeve komunale dhe rezultateve për të ofruar, promovuar dhe arritur rritjen e nivelit të llogaridhënies dhe pjesëmarrjes së publikut është planifikuar për vitin 2010 që do të organizohet nga OSBE, Ministria së Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Asociacioni  i Komunave të Kosovës do të zgjedhë pesë komuna me rezultate më të mira që janë në pajtueshmëri me parimet e qeverisjes së mirë.

Pesë komunat me rezultate më të mira do të kenë rast të paraqesin vlerësimet e tyre për praktikat më të mira të qeverisje së mirë përmes një varg emisionesh televizive në vitin 2011. Këto komuna do të ftohen të këmbejnë përvojat përmes një raporti special në TV.

Një projekt për pesë komunat me rezultate më të mira, të përzgjedhura nga qytetarët dhe komunat, dhe që promovon transparencën, do të sponsorohet nga Misioni i OSBE-së. Informimi dhe pakoja e aplikimit do të jetë në dispozicion për të gjitha komunat e interesuara me udhëzime se si duhet të aplikohet. Informacion me më shumë detaje për Skemat e Shpërblimit për komuna do të jepet në maj. 

Misioni i OSBE-së vazhdimisht mbështet pjesëmarrjen publike në procesin e vendim marrjes në nivelin komunal, transparencë dhe reformë në qeverisjen lokale në vijë me Kartën për Vetëqeverisje Lokale të BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)