11 Gusht 2022

OSBE ndihmon edukimin e mësimdhënësve të Kosovës

Prishtinë, 28 qershor - Një trajnim i organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë rreth teknikave të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies ka filluar sot në Fakultetin e Edukimit në Prizren, pjesë e Universitetit të Prishtinës.

Kursi pesëditor do të trajnojë më shumë se 50 anëtarë të stafit të fakultetit. Ky kurs është pjesë e një projekti dyvjeçar të financuar nga qeveria e Çekisë për të mbështetur Fakultetin e Edukimit që të trajnojë arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme dhe të rritë cilësinë e arsimit, veçanërisht në gjuhët tjera që fliten në komunitet.

“Nëse duam të rrisim qasjen e të gjitha komuniteteve në arsimin e lartë, ne duhet të sigurojmë zhvillim cilësor profesional të arsimtarëve të shkollave fillore dhe të mesme si parakusht,” ka thënë Francesco Bigagli, shef i Njësisë për Arsim të Lartë në Misionin e OSBE-së në Kosovë.

Trajnimi është mbajtur në gjuhët boshnjake, turke dhe shqipe dhe është udhëhequr nga ekspertët nga Dublin City University dhe Agjencia Kroate e Trajnimit të Arsimtarëve. Ata do të mbajnë ligjërata dhe do të organizojnë punëtori me tema që kanë të bëjnë me komunikimin ndërkulturor dhe mësimdhënien interaktive. Do të adresohen gjithashtu edhe sfidat në hartimin dhe zbatimin e kurikulës.

“Ky lloj i trajnimit e forcon kapitalin tonë njerëzor dhe zgjeron fushën tonë të ekspertizës,” ka thënë Naser Mrasori, Zëvendës Rektor i Universitetit të Prishtinës. “Janë mbi 2500 mësimdhënës që japin mësim në shkollat fillore dhe të mesme të Prizrenit dhe ata pritet të përfitojnë nga kjo përpjekje.”

Stafi i fakultetit në Prizren do të fillojë të mbajë sesione trajnimi për arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme në fillim të nëntorit. Ata do të mbështeten nga Qendra e Trajnimit të Arsimtarëve e sponsoruar nga OSBE-ja në Fakultetin e Edukimit në Prizren, që do të jetë tërësisht funksionale deri në fund të shtatorit.

Në shtator, ekspertët nga Irlanda dhe Kroacia do të mbajnë sesione tjera trajnimi që fokusohen në çështje specifike të mësimdhënies siç janë matematika dhe shkenca. Ata gjithashtu do ta trajnojnë edhe stafin që do ta udhëheqë Qendrën e Trajnimit.

Iniciativat e trajnimit janë pjesë e përpjekjeve të Misionit të OSBE-së në Kosovë për të ndihmuar në qasjen e barabartë në arsim për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Misioni filloi të mbështesë edukimin e arsimtarëve në gjuhët e komunitetit për herë të parë në vitin 2008. Qendrat e trajnimit të arsimtarëve të mbështetura nga Misioni do të themelohen edhe në Prishtinë, Gjakovë dhe Gjilan. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)