25 Prill 2024

OSBE mbështet organin e shërbimit civil

Prishtinë, 1 shtator - Duke filluar që nga e enjtja në Mitrovicë, Misioni I OSBE-së në Kosovë do të organizojë një seri seminaresh në mënyrë që të ndihmojë në ndërtimin e kapaciteteve për Këshillin e Pavarur Mbikqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës (KPMSHCK).

Gjatë seminareve që do të mbahen në 11 lokacione të Kosovës, kryetarët e komunave dhe drejtorët e administratës që merren me çështje të personelit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, do të informohen për të drejtat e shërbyesve civilë dhe mandatin e Këshillit.

Projekti synon ta ndihmojë Këshillin që ta ruajë pavarësinë e vet institucionale, funksionale dhe financiare.

Caroline Law, Zyrtare e Programit në Misionin e OSBE-së në Kosovë; Mehdi Geci Kryesues i KPMSHCK-së si dhe përfaqësues të komunave Mitrovicë, Vushtrri dhe Skënderaj do të jenë të pranishëm në këtë seminar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)