19 Gusht 2022

OKB paralajmëron një tjetër krizë të mundshme ushqimore

New York, 12 mars - Çmimet e ushqimeve në botë janë më të ulëta sot se sa gjatë krizës së viteve 2007 – 2008. Por në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zhak Diuf, drejtori i përgjithshëm i Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë, të Kombeve të Bashkuara thotë se kushtet sot nuk janë më të mira dhe një krizë mund të ndodhë sërish.                                       

Protestat shpërthyen në Kenia dhe në më shumë se 30 vende në vitet 2007 dhe 2008 , sepse njerëzit nuk përballonin dot blerjen e ushqimeve.

Specialistë thonë se çmimet e larta të energjisë, kërkesa në rritje për karburante alternative, rezervat e pakta të grurit dhe moti i keq në vendet prodhuese të tij, çuan në ngritjen e çmimeve në fillim të vitit 2007.

Në përgjigje të çmimeve të larta, eksportuesit kryesorë botërorë kanë rritur prodhimin. Por shefi i FAO-s, Zhak Diuf, thotë se bujqërit e disa prej vendeve më të dobëta, kanë mbetur prapa.

“Këto ishin vendet që patën trazira dhe probleme të tjera”.

Çmimet e ushqimit mbeten të larta në mjaft vende në zhvillim. Diuf thotë se vazhdon të ekzistojë rreziku i rritjes së çmimeve në botë. Çmimi i energjisë nuk ka rënë në nivelet që ishte përpara krizës, dhe të korrat ende po përdoren për karburante alternative. Në fakt, ai thotë se me përjashtim të rritjes së rezervave të grurit, nuk ka ndryshuar shumë që nga viti 2007.

“Të gjithë faktorët që çojnë në rritjen e çmimeve nuk kanë ndryshuar. Dhe mendoj se nëse mund të kemi probleme me përmbytjet dhe thatësirat në vendet eksportuese, ne kthehemi sërish në pikën fillestare. Shpresoj të mos ndodhë”.

Specialistët thonë se përmbytjet, thatësira dhe moti i paparashikuar po bëhen më të pranishme, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Ndërkohë popullsia e botës pritet që të shtohet me afërsisht 50%, rreth 9 miliardë njerëz deri në vitin 2050. Popullsia do të shtohet më shumë në vendet në zhvillim.

Zoti Diouf thotë se shumë vende nuk po investojnë sa ç’duhet në bujqësi.

Verën e kaluar në Itali, Grupi i 8 vendeve më të industrialuzura akordoi 20 miliardë dollarë për të ndihmuar fermerët në vendet në zhvillim për të shtuar rezervat ushqimore.

“Të gjitha angazhimet e ndërrmara, nuk janë arritur deri tani.”

Diuf thotë se nevojat e bujqërve në vendet në zhvillim janë të thjeshta: sisteme vaditëse, përmirësimi i rezervave, si dhe ndihmë me fara cilësore për të mbjellat e tyre.

Pa këto invesime, thotë ai, bota rrezikon të bjerë në një tjetër krizë për ushqim, dhe uria dhe paqëndrueshmëria, do të jenë bashkëudhëtare të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2022 - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

= Mbahet ceremonia solemne e vënies se gurthemelit të ndërtesës së re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” tek ish objekti i KRU “Mitrovica”. (Rruga “Bislim Bajgora” Mitrovicë, ora 12:00)