20 Prill 2024

OJQ-të reagojn ndaj ligjit për të drejtat e deputetëve

Prishtinë, 25 qershor - Organizatat jo-qeveritare kanë reaguar edhe një herë ndaj ligjit për të drejtat dhe përgjegjësit e deputetëve. Shkas i këtij reagimi ka qenë mënyra se si është ndryshuar ky ligj sot në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht neni 22 i cili edhe ka qenë i kundërshtuar më herët nga organizatat joqeveritare.

Valmir Ismaili nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka thënë se në rend të parë mënyra se si është ndryshuar neni i këtij ligji është bërë në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas tij, kjo rregullore nuk e parasheh një formë të tillë të ndryshimit të ligjit.

E dyta sic tha ai, nuk është e vërtetë që kërkesa për të drejtë të pensionimit suplementar të deputetëve në moshën 50 vjeçare të jetë “gabim teknik” ashtu siç është thënë sot nga Kryetari i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, z. Bahri Hyseni.

“Deklaratat e mëhershme të z. Hyseni por edhe të vetë Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi të cilat kanë qenë në favor të miratimit të ligjit për pension suplementar janë në kundërshtim me atë që është thënë sot në seancë”, ka thënë Ismaili. Për më tepër, ai ka shuar se edhe raporti përfundimtar me rekomandime i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi nuk e thotë askund se është propozuar që mosha 55 vjeçare të jetë mosha për të drejtë të pensionimit suplementar për deputetë.

Ndërkohë Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL, ka thënë se organizatat e shoqërisë civile, duke besuar dhe shpresuar që Presidenti i vendit nuk është pjesë e kësaj loje që është duke e luajtur Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe i qëndron besnik premtimeve të dhëna në një takim me përfaqësues të OJQ-ve, do ta shqyrtojë me seriozitetin më të madh të mundshëm këtë ligj, kërkojmë nga ai që mos ta dekretoj atë dhe ta kthej për ri-shqyrtim të serishëm në Kuvend.

“Ne po ashtu kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që këtë ligj ta rishqyrtoj në bazë të procedurave të parapara me Rregullore të Punës, sepse duke shkelur Rregulloren e Punës për interesa personale të tyre, mund të krijojnë precedent që kjo rregullore të shkelet edhe në raste të tjera”, ka deklaruar Zogaj, ndërkohë ka shtuar se shoqëria civile këmbëngul që e drejta për pensionim suplementar të deputetëve të Republikës së Kosovës të jetë minimum në moshën 60 vjeçare, ashtu edhe siç është e paraparë në shumicën e shteteve tjera.

Në konferencë është thënë po ashtu se edhe shuma e paraparë për pension suplementar është në kundërshtim me gjendjen sociale dhe ekonomike në vend, prandaj ne kërkojmë që gjatë shqyrtimit të ligjit, edhe kjo çështje të rishqyrtohet dhe shuma e paraparë të zvogëlohet.


OJQ-të që mbështesin reagimin 

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)
Iniciativa e të Rinjve për të Drejta të Njeriut (YIHR)
Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS)
Iniciativa për Progres (INPO)
Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL)
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Lëvizja Fol
Ndërtimi i Komunitetit Mitrovica (CBM)
Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)