25 Prill 2024

OEK-u dhe UNDP-a nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi

Prishtinë, 25 maj - Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës Safet Gërxhaliu dhe drejtori i i UNDP-se Parviz Fartash nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit ne mes te këtyre dy institucioneve.

Me këtë rast kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu theksoi se Memorandumit ne mes te OEK dhe UNDP, është memorandum i cili ka qasje tjetër nga memorandumet e tjera, pasi qe dy palët dëshirojnë te janë sa me pragmatik, te implementojne dispozitat e memorandumit.

“Është një memorandum i cili do ti ketë edhe mjetet apo instrumentet për matjen e efekteve te këtyre aktiviteteve te përbashkëta. Esenca e krejt kësaj është qe vërtet bashkëpunimi me UNDP ta ketë një dokument bazik, një platformë te vërtetë  bashkëpunimi, qe ne te ardhmen do te forcohet edhe me tepër me aktivitete konkrete ne lëmine e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e mundësive për partneritet ekstern dhe intern”.

Gërxhaliu theksoi se një nder qëllimet kryesore te memorandumit është ngritja e bashkëpunimit ne mes këtyre dy institucioneve ,ngritja e bashkëpunimit me partner nga jashtë, forcimi i sektorëve te ndryshëm ekonomik ne Kosove, si një ardhmëri e proceseve zhvillimore dhe ne internacionalizimin dhe ngritjen e kapaciteteve te konkurentshmerise se ekonomisë kosovare, qe ekonomia kosovare ne te ardhmen me ballafaqime me sfida  evropiane te jete e gatshme qe te depërtoje dhe me produktet e veta te jete prezente ne tregjet evropiane.

“Besoj se bashkëpunimi ne mes OEK dhe UNDP te jete një model i bashkëpunimit modern me vetmin qellim te zhvillimit, kontribut stabilitetit politik dhe do ti paraprij procese integruese ne familjen evropiane apo edhe me gjere. Besoj gjithashtu se bashkëpunimi me UNDP do te promovoj vlerat e ekonomisë dhe ndërmarrësis kosovare”, tha Gërxhaliu.

Drejtori i UNDP –isë ne Kosove, Parviz Fartash  tha se programi i UNDP varet nga marrëdhëniet qe i ndërtojnë me institucionet lokale dhe partneret lokal.

“Sot është nje shembull i tille i marrëdhënieve te bashkëpunimit dhe ne po nënshkruajmë një memorandum mirëkuptimi me OEK me një projekt te ri i  cili është i bashke financuar nga Agjencia Turke për zhvillim TIKA” .

Fartash theksoi se bashkëpunimi me OEK-un do te realizohet ne shume sektorë, mirëpo sektorët qe do te jene ne fokus te bashkëpunimit do te janë përkrahja e sektorëve prodhues, përkrahja dhe ngritja e kapacitete te ndërmarrjet te Kosovës  konkurrente ne shtete te jashtme.

“Me përvoje e UNDP do te krijohet një partneritet ne gjetjen e mundësive  për partneritet përmes organizmit te takimeve B2B, misioneve tregtare dhe te ngjarjeve te ndryshme ekonomike. Ne veçanti do te jete aspekti ekologjik, do te jete energjetika dhe  pylltaria”.

Drejtori i UNDP-se theksoi se këto nuk mund te implementohen nëqoftëse nuk do te ketë qasje me pragmatike ne bujqësi ne agrobiznes dhe produkteve bujqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)