29 Mars 2024

OEK nderon me mirënjohje Ambasadorin Kramariq

Prishtinë, 3 shkurt – Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Besim Beqaj i dorëzoi sot një çmim  të veçantë Dr. Zlatko Kramariq, Ambasador i Republikës së Kroacisë i akredituar në Republikën e Kosovës.

Kryetari i OEK-ut . Besim Beqaj, në pranin e disa biznesmenëve eminent nga Kosova, theksoi  kontributin e  jashtëzakonshëm te Ambasadorit Kramariq në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, politik, kulturor dhe social në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

Gjatë takimit u diskutua edhe rreth eliminimit të barrierave nga e kaluara si dhe u theksua se ardhja e Ambasadorit Kramariq i ka dhënë qasje pro aktive zgjidhjes së tyre.

Ambasadori Kramariq falënderoi Odën Ekonomike të Kosovës dhe menaxhmentin e saj për bashkëpunimin korrekt dhe profesional si dhe për kontributin në ngritjen e nivelit të bashkëpunimit ekonomik.

Të dyja palët u zotuan që kjo formë e bashkëpunimit  të avancohet në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)