28 Mars 2024

OECD: Ekonomia turke do të rritet me 8,2 për qind

Ankara, 22 nëntor - Turqia është vendi më impresionues në raportin e perspektivës ekonomike të publikuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Në raportin që kjo organizatë publikon 2 herë në vit, parashikohet që rritja ekonomike e Turqisë për këtë vit të jetë 8,2%.

Gjithashtu në raport theksohet se papunësia në Turqi do të fillojë të ulet gradualisht.

Ndërkohë që specialistët komentojnë se bota është pranë daljes nga kriza ekonomike, preh e sistemit aktual u bë edhe një vend tjetër.

Ekonomia e Irlandës ka arritur pragun e falimentimit. Megjithatë tërheq vëmendjen rritja ekonomike e Turqisë.

OECD-ja, në raportin që publikon 2 herë në vit për perspektivën ekonomike, parashikon se rritja ekonomike e Turqisë për këtë vit do të jetë 8,2%.

Në raport nënvizohet se procesi i rimëkëmbjes ekonomike në botë ka filluar të ngadalësohet. Por në Turqi, falë efikasitetit të reformave strukturore që ende vazhdojnë në këtë vend, vihet në dukje se rritja ekonomike në vitin 2010 vazhdon të jetë e fuqishme.

Gjithashtu në raport theksohet se edhe papunësia në Turqi do të fillojë të ulet gradualisht me 1 pikë.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik parashikon se rritja në ekonominë turke do të jetë mbi 5% edhe për 2 vitet e ardhshme.

Nga ana tjetër, në raport bëhet e ditur se problemi më i rëndësishëm i ekonomisë së Turqisë është ekuilibri i llogarive rrjedhëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)