27 Prill 2024

OEAK organizon konferencën 'Kosova në sytë e investitorëve të huaj'

Prishtinë, 24 nëntor - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon konferencën “Kosova në sytë e investitorëve të huaj” sot nga ora 10:00 në Hotel Grand Prishtina.

Në konferencë do të paraqiten rezultatet e hulumtimit të bërë me investitorët e huaj që nuk janë të pranishëm në Kosovë dhe ata të cilët tashmë kanë investuar në Kosovë. Konferenca gjithashtu do të fokusohet në përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të tërhequr investimet e jashtme.

Përfaqësuesit e partive politike, misionet diplomatike në Kosovë, organizatat ndërkombëtare dhe analistet pritet të marrin pjesë dhe do të marrin informacione të dobishme mbi mundësitë, sfidat dhe pengesat me të cilat ballafaqohen ata të cilët janë të interesuar për të investuar në Kosovë.

Në konferencë do të jetë i pranishëm Ambasadori Amerikan në Kosovë, Christopher Dell, gjithashtu edhe përfaqësues vendor, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe të zyrave diplomatike në Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)