20 Prill 2024

Odat ekonomike të rajonit thellojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 17 nëntor - Përfaqësuesit e Odave Ekonomike të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi në takimin e mbajtur sot në Prishtinë kanë vlerësuar se bashkëpunimi ekonomik rajonal është nevojë e kohës.

Në takimin e organizuar nga OEK-u u theksua se takimi i sotëm është vazhdimësi e memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar një vit më parë në Vlorë, me te cilin janë vu themelet e bashkëpunimit institucional ne mes të odave ekonomike të rajonit.

Pjesëmarrësit e konferencës i ka pranuar ministri i integrimit evropian, Besim Beqaj.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu me këtë rast ka theksuar se duhet angazhim konsekuent dhe i gjithanshëm ne përmirësimi i bashkëpunimit rajonal, duke organizuar ngjarje dhe aktivitete t përbashkëta, takime ball për ball, panairet e përbashkëta, udhëtimet e bisnesit, bashkëpunimi për tu paraqitur bashkarisht në tregjete  treta dhe para institucioneve nderkombëtare, harmonizimi i regjimit të taksave dhe shmangja nga taksimi i dyfishtë.

Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë se Shqipërisë, Ilir Zhila theksoi se tregjet e vendeve të regjionit janë shumë të vogla për të qenë pjesë e konkurrencës së tregjeve rajonale dhe ndërkombëtare dhe ftoi për integrimin e tyre, duke kërkuar që të behët integrimi i bizneseve dhe që njëkohësisht që Qeveritë e vendeve pjesëmarrëse në ketë takim bashkërisht duhet të punojnë projekte me te cilat do të paraqiteshin para Brukselit.

Zoti Zhila vlerësoi se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i odave ekonomike janë nën nivelin e bashkëpunimeve ndërshtetërorë të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Antoni Peshev kryetar i Këshillit Drejtues i Odës Ekonomike të Maqedonisë tha se në aktivitetet e veta odat duhet të “mendojnë në mënyrë globale por të sillen në mënyrë lokale”.

Ai vlerësoi se vendet e rajonit duhet të janë të hapura për bashkëpunim regjional ekonomik, pasi që ekonomitë e vendeve të rajonit po ballafaqohen me sfidat si janë ekonomitë e vogla dhe të pazhvilluara, mungesa e infrastrukturës së mirëfilltë, mungesa e resurseve energjetike dhe tendenca për të ndërtuar një korridor të përbashkët për vendet e rajonit.

Kryetari i Këshillit Drejtues të Odës Ekonomikë të Malit të Zi Pavle Radovanoviq ka thënë se OE e Malit të Zi është ë përcaktuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të regjionit duke theksuar se në ketë drejtim duhet shfrytëzuar marrëveshjen mbi tregti të lirë, Cefta, duke ndikuar në ata që në kuadër të kësaj marrëveshje marrin vendime.

Ai u angazhua për thjeshtësimin e procedurave doganore dhe kërkoi që të liberalizohen të gjitha produktet bujqësore.

Duke folur ne emer te Programit për ndihmë vendeve të rajonit në realizimin e marrëveshjes Cefta, Eduard Schëartz nga Oda Ekonomike e Gjermanisë tha se qëllimi kryesor duhet të jetë zhvillimi ekonomikë i vendeve te regjionit.

Ai vlerësoi se zhvillimi ekonomik është parakusht i stabilitetit politik dhe në këtë drejtim vendi i tij angazhohet.

Prioriteti i angazhimit të Gjermanisë në këto projekte është edukimi dhe shtimi i njohurive për biznesin ndërkombëtar, edukimi mi stafit të odave ekonomike në rajon dhe në përgjithësi aftësimi i odave që të mbështetin dhe ndihmojnë në realizimin e interesave të biznesit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)