28 Mars 2024

Oda Ekonomike e Kosovës prezanton konceptin e Qendrës për Ekonomi Qarkore

Prishtinë, 27 tetor - Oda Ekonomike e Kosovës ka zhvilluar konceptin për themelimin e Qendrës për Ekonomi Qarkore brenda strukturave të saja. Misioni i Qendrës për Ekonomi Qarkore të Kosovës është të kontribuojnë në tranzicionin e sektorit privat drejt ekonomisë qarkore duke nxitur bashkëpunimin përmes komunikimit transparent dhe shkëmbimit të njohurive ndërmjet të gjithë akterëve relevantë për të siguruar që ekonomia qarkore është përshtatur për aftësitë dhe nevojat e sektorit privat dhe të vendit.

Roli i përgjithshëm i Qendrës/Hub-it është të lidhë palët e interesit në mënyrë që të angazhojë, fuqizojë dhe mbështesë sektorin privat në praktikimin e modeleve qarkore të biznesit. Pra, qëllimi ynë kryesor është të nxisim bashkëpunimin ndërmjet sektorit privat, akademisë dhe kërkimit, qeverisë dhe organizatave donatore për të krijuar mekanizma që mbështesin tranzicionin e gjelbërt në Kosovë. 

Koncepti i Hub-it për Ekonomi Qarkore është zhvilluar në kuadër të projektit “Përfshirja e ekonomisë qarkore në sektorin privat të Kosovës” që zbatohet nga OEK, mbështetet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)