27 Prill 2024

Oda Ekonomike Amerikane sot hap Panairin e Punës

Prishtinë, 13 maj - Sot në Prishtinë fillon Panairi i 7-të i Punes, të cilin Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë këtë vit e organizon me përkrahjen e Programit për Ndërmarrje Private në Kosovë KPEP/USAID.

Sponzor gjeneral i këtij panairi është konsorciumi Bechtel and Enka. Panairi i Punës do të mbahet sot, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë (Atelie përballë Sallës së Kuqe) duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

Hapja e Panairit të Punës 2010 do të bëhet në orën 10:00 dhe fjalimet kryesore do të mbahen nga Fatmir Limaj, Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe David Cowles, President i KPEP.

Përvec kompanisë Bechtel and Enka, kompanitë tjera pjesëmarrëse në këtë Panair do të jenë: ProCredit Bank, KPMG, PriceWaterhouseCoopers, BU&Patners, Coca Cola Hellenic Kosovë, 3CIS, MDA, ISES Universum.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)