29 Mars 2024

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbështet privatizimin

Prishtinë, 31 mars - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) beson se rritja e pjesëmarrjes së kapitalit privat në ekonomi nëpërmjet procesit të privatizimit do të ketë ndikime pozitive, e veçanërisht në rastet kur është e përcjellë me reforma plotësuese dhe bëhet sipas rregullave dhe normave të BE-së. 

Dukë zvogëluar rolin e qeverisë në ekonomi, hapësira për korrupsion do të zvogëlohet si dhe ndikimet në tregun e lirë do të minimizohen.  Shumë studime kanë nxjerrë në pah se privatizimi i ndërmarrjeve publike me rregullatorë përkatës kanë ofruar shërbime dhe produkte shumë më cilësore për tregun si dhe kanë rritur inovacionet dhe investimet kapitale kanë qenë shume më efikase. 

Shërbimet publike shumë shpesh orientohen në forma të gabuara nga vendime të gabuara qeveritare.  Është mase e domosdoshme dhe parakusht për një zhvillim ekonomik që të sigurohen shërbime cilësore publike në të cilat do të bazohet biznesi në Kosovë.

Është domosdoshmëri që në Kosovë të tërhiqet kapitali i huaj; prandaj privatizimi i ndërmarrjeve, si atyre publike ashtu edhe atyre shoqërore duhet të jetë një gur-themel i reformave ekonomike në Kosovë. 

Investimet e mëdha nga investitorët e huaj në këto ndërmarrje publike do të inkurajojnë të tjerët të investojnë në Kosovë si dhe do të rrisin profilin në tregjet financiare si dhe tek korporatat e mëdha ndërkombëtare. 

Kosova duhet të ekspozohet më shumë ndaj ekspertizës ndërkombëtare, të hapet më shumë dhe të ketë qasje në tregjet ndërkombëtare si dhe të ketë qasje më shumë në kapital.  Përvoja nga vendet tjera na tregon se privatizimi, e në veçanti ai nga kapitali i huaj nuk do të ketë ndikim negativ në nivelin e gjithëmbarshëm të punësimit, sepse rritja ekonomike do të shpie tek më shumë vende pune.

Investitorët e huaj do të sjellin praktika moderne dhe do të rrisin produktivitetin e cila do të ketë ndikim në ekonomi në tërësi.  Kjo tanimë mund të shihet ne sektorin bankar ku Kosova ka arritur shumë përparime, dhe kjo kryesisht për shkak të praktikave të investitorëve të huaj.

Imazhi i Kosovës për momentin është mjaft i dëmtuar tek investitorët e huaj për shkak të mungesës së stabilitetit politik për një kohë të gjatë, për shkak të tregut të vogël si dhe për shkak të perceptimit/nivelit real të korrupsionit në ekonomi. 

Është për të ardhur keq që transaksionet e mëparshme siç ishin ato në lidhje me Kosovën C kanë frustruar investitorët për shkak ndryshime të shumta dhe stërzgjatje.  Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që proceset e privatizimit dhe transaksionet në të ardhmen të shkojnë në mënyrë të qartë dhe efikase. 

Transparenca dhe efikasiteti i privatizimit është një mundësi e mirë për Kosovën si tërësi për të përmirësuar imazhin dhe të tregoj se Kosova është vend ku të gjithë konkurruesit trajtohen në mënyrë të barabartë dhe se transaksionet janë të kryera në mënyrë efikase dhe pa anime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)