25 Prill 2024

Obama: Ka patur shtim të vendeve të punës

Washington, 28 shtator - Presidenti Barak Obama tha sot se Amerika nuk po përjeton një rikthim drejt papunësisë.

Në një intervistë të regjistruar për rrjetin televiziv NBC, Zoti Obama tha se vendi ka parë një shtim të vendeve të punës për tetë muaj rresht.

Por sipas tij, problemi është se Shtetet e Bashkuara kanë një boshllëk të madh për të mbushur pasi gjatë krizës ekonomike u eliminuan shumë vende pune.

Niveli i papunësisë në Amerikë është aktualisht 9.6 për qind. Presidenti Obama tha se administrata e tij është përqendruar në nxitjen e shtimit të vendeve të punës.

Ai shtoi se krijimi i vendeve të ounës është gjëja e parë dhe e fundit për të cilën mendon çdo ditë.

Lidhur me arsimin, zoti Obama tha se aftësia e Shteteve të Bashkuara për të konkurruar në me vendet e tjera është në rënie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)