02 Tetor 2022

OAK kërkon përfshirjen e Kosovës në PayPal

Prishtinë, 24 maj - Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar edhe njëherë me një shkresë Kryeministrit të Kosovës, për të kërkuar që të punohet që Kosova të jetë pjesë e disa sistemeve elektonike të pagesave, në mënyrë që të njejtat të jenë valide edhe në Kosovë, siç është rasti për Paypal, Cyber Source, Amazon etj;

OAK tash e sa kohë është duke kërkuar nga Institucionet që të mundësohet realizimi i pagesave ndërkombëtare përmes sistemit PayPal, e që do të kishte ndikim pozitiv tek këto të fundit.

OAK ka pranuar disa shqetësime nga bizneset të cilat exportojnë jashtë vendit, dhe bëjnë tregti elektronike përmes ecommerce, e të cilat kërkojnë që pagesa të realizohet përmes Paypal. Pamundësia e realizimit të kësaj të fundit po bënë që bizneset të humbin edhe klientët potencial të tyre.

OAK konsideron që trajtimi me prioritet i kësaj çështje do të kishte ndikim pozitiv tek operatorët ekonomik dhe do të lehtësonte realizimin e pagesave ndërkombëtare.

Kjo kërkesë po ripërsëritet me rastin e takimit të Kryeminsitrit Kurti në Davos me bizneset, gjatë vizitës zyrtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 tetor 2022

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione diskuton lidhur me procesin e nxjerrjes së akteve nënligjore, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës me të ftuar, Habit Hajredini - Drejtori i ZyrÑ‘s pÑ‘r Qeverisje tÑ‘ MirÑ‘, Ahmet Kryeziu - Drejtor i Sawe the Children pÑ‘r KosovÑ‘, dhe Naser Lajqi – përfaqësues i OJQ “Syri i Vizionit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
 
- Avokati i Popullit organizon dëgjim publik lidhur me hetimin e përgjithshëm për shëndetin riprodhues. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama përuron hapjen e Sahat Kullës e cila edhe do t'i ndez dritat e Sahat Kullës, duke ndriçuar kështu këtë monument magjepsës të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Prishtinë, ora 19:00)